Mesazhe dashurie për bashkëshortin tuaj

nga Flogerta Driza

Nëse jeni të martuar prej disa vitesh, duam t’ju pyesim për diçka. Sa shpesh i thoni bashkëshortit tuaj se e dashuroni? Çdo ditë? Një herë në javë? Njëherë në muaj? Apo sa herë ju vjen?

Nëse përgjigjja juaj është ‘po’ për dy pyetjet e para, atëhere, po veproni shumë mirë. Gjithsesi ne ju ftojmë të frymëzoheni nga koleksioni i mesazheve të dashurisë që kemi mbledhur për ju. 
Ama, nëse përgjigjja për pyetjet e para nuk është “po”, por dëshironi ta surprizoni me disa mesazhe dashurie të ëmbla, atëherë jeni në vendin e duhur. Shikoni 5 mesazhet e listuara më poshtë dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

Mesazhe dashurie 1

“Po kaloj një nga ato momentet që më bëjnë të kuptoj sa pa kuptim do të ishte jeta ime pa ty. Doja thjesht të ta thoja këtë.”

Mungesa e tij ju trishton? Ndiheni sikur jeta nuk do të ishte e njëjta nëse nuk do ta kishit takuar? Dërgojini atij këtë mesazh duke i shprehur mirënjohjen që ndjen sepse ke atë përkrah.

Mesazhe dashurie 2

“Ti je si një filxhan kafeje e ngrohtë në një ditë me shi dhe si një mbulesë e butë në një natëtë ftohtë.

Je ylberi pas një stuhie dhe  qetësia ime në fund të një jave të ngarkuar. Ti je gjithë dashuria, pasioni dhe plotësimi i jetës sime.”

Megjithëse rreshtat duket tepër poetike, kjo nuk do të thotë që nuk e shtojnë me tëpër dashurinë dhe romancën në marrëdhënien tuaj. Ky mesazh ndoshta do t’i tregojë bashkëshortit tënd se se i rëndësishëm është ai për ju, dhe se i besoni verbërisht.

Mesazhe 3

“Ndoshta nuk e themi aq shpesh sa më përpara, por dua që të dish se të dua.”

Mesazh i përkryer për atë që nuk është i zoti me fjalët. Një herë në ca kohë është bukur të shprehësh dashurinë tënde me fjalë. Dërgojini atij të tilla mesazhe dashurie të ëmbla. Dëshmoji se ai mban përgjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrën tuaj.

Mesazh perkushtimi 4

“E di se do të shoh sot në shtëpi, por nuk rri dot pa ta thënë se më mungon gjatë gjithë ditës”

Historia tipike e çdo çifti që punon. Orare të ndryshme, udhëtime punë, telefonata nga puna edhe në shtëpi … Ndonjëherë, doni të pushoni dhe të kaloni ca kohë vetëm me bashkëshortin tuaj. Një mesazh i mirë për t’i kujtuar atij që të dy duhet të merrni pak kohë të lirë dhe t’i përkushtoni kohë njëri-tjetrit.

Mesazhe 5

“Kur jeta duket sikur po të merr frymën me probleme, ti je si një frymëmmarje në ajër të pastër. Dashuria jote më rigjallëron dhe më bën më të fortë.”

A ju mbështet bashkëshorti juaj si në ditët e vështira, ashtu edhe ato të mirat? Për ta vlerësuar mbështetjen e tij të pakufizuar, dërgojini atij këtë tekst të bukur dhe thuaji se sa shumë e dashuroni për besimin, respektin dhe mbështetjen e tij.