Mesazhe e komente motivuese nga shqiptarët për dua.com

nga Kaltrina

Mesazhe inkurajuese mbërrijnë çdo ditë në rrjetet tona sociale. Kur ka lindur ideja për krijimin e dua.com, themeluesit V.Asani dhe L.Cerkezi nuk e kishin paramenduar këtë reagim.

Ata e dinin se ekzistojnë shumë shqiptarë në botë, mirëpo shumë pak zgjedhje për t’i mbajtur ata së bashku. Kështu u themelua platforma dua.com, e cila tashmë vetëm është në përfundim e sipër. Sot mund të themi se komentet dhe përkrahja që kemi pranuar nga vende të ndryshme të botës, kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona.

Mesazhet të cilat pranojmë çdo ditë në rrjetet sociale, email e gjithashtu në jetën e përditshme,  janë motiv për të vazhduar në krijimin e aplikacionit.

Mesazhe dua.comPrandaj kemi zgjedhur të ndajmë me ju disa prej tyre.

1.

“Përshëndetje,

Sot e pashë uebsajtin tuaj rastësisht online. Unë jam ritur dhe shkolluar në Amerikë e gjithashtu jam marrë me biznese që një kohë të gjatë.

Dëshiroj të shpreh dëshirën time për t’ju ofruar ndihmën time profesionale në përmbushjen e misionit tuaj.”

mesazhe dua.com
2

“Përgëzime për këtë ide, për të qenë urë lidhëse mes shqiptarëve në mbarë botën. Jam i lumtur që dikush ka krijuar një ide të tillë dhe tani është në prag të lancimit. Ju uroj shumë suksese juve në këtë punë”.

3.
“Të nderuar,
Për herë të parë po ndëgjoj për këtë projekt, dhe më vjen mirë që ka njerëz të tillë që kanë për qëllm të bashkojnë shqiptarët. Kompliment për punën, idenë dhe vizionin tuaj të mirë. Vazhdoni me punën dhe ju uroj suksese”

Shpresojmë që mesazhe të tilla të mos mungojnë asnjëherë dhe së bashku të krijojmë komunitetin më të madh shqiptar në botë, të bashkuar si asnjëherë më parë.

Në videon më poshtë janë gjithashtu disa nga përshtypjet e përdoruesve që kemi pranuar rreth versionit beta të aplikacionit, i cili është lancuar javë më parë.

 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓