Mikëpritja – ideali i shqiptarëve

nga Argjenda Selmani

Mikëpritja është një nga elementet më të rëndësishme të jetës shoqërore shqiptare. Shqiptarët e kanë mikpritjen të shenjtë e të pakufishme. Pra, për ta ajo është tepër e rëndësishme dhe e respektuar.

Është krejt e papërfytyrueshme, që  me  gjithë  vështirësitë  e mëdha ekonomike në mbarë realitetin shqiptar, njeriu të mos pritet mirë ose të mbetet jashtë në rrugë pa strehë.  Pa marrë parasysh rrethanat.

Bukë e krip e zemër

mikepritjaNëse do t’ju qëllojë që të vizitoni një shtëpi shqiptare, do të trajtoheni si mbret. I zoti i shtëpisë do t’ju respekojë duke ju ulur në krye të shtëpisë ose tavolinës. Miku gostitet me gjërat më të mira që mund të ketë. ‘Bukë e krip e zemër’ është shprehja e preferuar e shqiptarëve.

Me të në këto raste shqiptarët tregojnë se do të ndajnë të gjitha që i kanë me musafirin. Kjo pra është mikëpritja. Zakonisht ofrohet raki e bërë vetë, e cila është njëkohësisht pije tradicionale. Shqiptarët e kanë zakon që të shtrëngojnë duart me njëri – tjetrin kur takohen dhe në shumicën e rasteve të puthen, përgjithësisht katër herë. Një ngatërresë që bëhet gjithmonë është ajo e pohimit dhe mohimit që në gjesikulacionin ndërkombëtar është e kundërta e atij shqiptar.

Shenjat e komunikimit

mikpritjaShqiptarët kryesisht janë popull komunikues. Atyre ju pëlqen të flasin, të bisedojnë si dhe të socializohen. Shqiptarët komunikojnë edhe përmes gjuhës së trupit. Dihet se kur pëllëmba e dorës vendoset në gjoks ajo shpreh falenderim. Kurse goditja e lehtë në shpatull do të thotë ‘paç fat’.  Në ditët e sotme rinia shqiptare në përgjithësi është njohëse e gjuhëve të huaja. Kryesisht e asaj angleze. Mirëpo edhe asaj gjermane duke qenë se një pjesë e madhe e rinisë jeton në vendet gjermano-folëse. 

Krahas mikëpritjes, edhe besa është një të tjetër vyrtyt shumë i rëndësishëm i shqiptarëve. Besa, ose kulti i fjalës së dhënë lidhet në burim me mitin biblik të thënies “Në fillim ishte fjala”. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madhështor, i cili në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit.

dua Marketplace banner