Mirëqenia e ekipit, prioritet në dua.com

nga Kaltrina

Ekipi është një prej aseteve më të vlefshme të një kompanie. Ky është një fakt të cilin shumë kompani nëpër botë shpesh e harrojnë. Mirëpo mirëqenja e ekipit është shumë e rëndësishme.

dua.com ndodhë e kundërta sepse është pikërisht ajo fjali e cila e shtynë krijimin e aplikacionit dhe kompaninë drejtë suksesit. Është pikërisht ekipi zemra e kompanisë, pa të cilën asgjë nuk do të funksiononte.

Ekipi i dua.com

Prandaj në dua.com janë krijuar disa rregulla të thjeshta për të mbajtur ekipin të lumtur dhe për të krijuar një ambient si në shtëpi.

Më shumë shtëpi, më pak zyre

Punonjësit e lumtur me punën e tyre janë më të motivuar dhe produktiv. Ne e vlerësojmë shumë komoditetin.

Prandaj në dua.com është krijuar një ambient komod që ngjason më shumë me një shtëpi se zyre.

Një karakteristikë interesante në zyren e dua.com është tradita e vjetër shqiptare për të mos mbajtur këpucë brenda.

Nuk i harrojmë lëvdatat

ekipi i dua.com

“Ke bërë një punë të shkëlqyeshme” apo “Të lumtë” janë fjalë të vogla për t’u thënë por me rëndësi të madhe për ta bërë dikë të lumtur.

Falenderimi i ekipit për kontributin e tyre është një mënyrë e fuqishme për të rritur performancën. Gjithashtu është një faktor i rëndësishëm për të krijuar një kulturë me vlera të larta të kompanisë.

Transparencë maksimale

Transparenca i bën më të qarta të gjitha gjërat që ndodhin brenda kompanisë.  Prandaj në dua.com, ekipi ka gjithmonë infomata të rëndësishme mbi: gjendjen financiare, strategjitë, investimet, statistikat apo vendimet e rëndësishme të kompanisë.

Na pëlqejnë festat e ditëlindjeve

ekipi i dua.com - LendiKujt nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat dhe festat e ditëlindjeve?!

Epo, në dua një festë modeste, ëmbëlsira dhe një lojë “sony” është mënyra se si ne i festojmë ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Ne besojmë se një ekip i lumtur është baza themelore e mirëqenies brenda një kompanie dhe rruga e duhur drejt suksesit. Prandaj kujdesim për ta si në ditët e mira ashtu edhe në ditët e vështira. Një ekip i mirë është si një familje e madhe dhe e kujdesshme!

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓