Mos e lini pa e vizituar Ohrin, qytetin që magjeps me bukuri

nga Argjenda Selmani

Nëse udhëtoni në jug-perendim të Maqedonisë së Veriut keni rastin të shihni Ohrin. Perlën natyrore të atij regjioni.

Qyteti i Ohrit ka mbi 50 mijë banorë. Popullësi kjo e përbërë nga maqedonas, shqiptarë dhe turq. Ohri ka një histori të lashtë e të pasur. Ai ka arritur të jetë një vend si një mozaik i ngjyrosur me natyrën e kulturën e tij. Duket se është si në paqe në pritje të turistëve nga e gjithë bota. Ndërthurja e shumë bukurive natyrore dhe vlerave historike dhe kulturore e bën këtë qytet një nga destinacionet e preferuara të turistëve.

Jerusalemi i ortodoksisë

Ohri

Foto: Komuna e Ohrit

Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike dhe personalitete të shquar shqiptarë. Madje nga lashtësia e hershme ilire, periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e sotme.  Ky qytet, në kohën më të re i njohur si ‘Jerusalemi i ortodoksisë’, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve.
Ai ka qenë kryeqendra e mbretit të parë ilir, Bardhylit. Ndërsa në Mesjetë është sunduar së paku gjatë dy shekujve (XII-XIV) nga familja fisnike e Gropajve, Pal dhe Andrea Gropa. Ata ishin sundimtarë të rajonit të Dibrës, Pogradecit dhe Ohrit. Mbreti Bardhyl, biri ilir i fisit të enkelejve, i cili jetoi mes viteve 449 – 356 p.e.r. ka qenë mbreti i parë ilir. Ndërsa kryeqendër e mbretërsisë së tij ka qenë qyteti i lashtë i Ohrit.

Qyteti i rilindasve 

Edhe gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, qyteti i Ohrit ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje. Shërbeu si strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman. Ndërsa shumë patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Di në Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë dhe në shpalljes e pavarësisë së saj më 1912. Në periudha të ndryshme, më vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja.Secili më i egër dhe më shaktërrues se tjetri. Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje, sllave, turke dhe rome.

Liqeni qe prek bigjet e tri qyteteve të mëdha

ohrid

Foto: Komuna e Ohrit

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë.
Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit i shtohet tre pasurive kulturore dhe natyrore që mbrohen nga UNESCO në Shqipëri. Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit që mbrohen në seri dhe ‘Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit’. UNESCO ka pranuar si pjesë të Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” edhe isopolifoninë shqiptare.