Parashikimi i motit

nga dua.com
Parashikimi i motit

Moti në Shqipëri

Burrel
Delvinë
Berat
Divjakë
Durrës
Elbasan
Fier
Gjirokastër
Kamëz
Kavajë
Korçë
Sarande
Ksamil - Vlorë
Kukës
Laç
Lazarat - Gjirokastër
Lezhë
Përmet
Peshkopi
Pogradec
Pukë
Vlorë
Shëngjin
Selenicë
Shkodër
Tepelenë
Theth - Shkodër
Tiranë
Valbonë - Kukës

 

 

Moti në Kosovë

Brezovicë
Deçan
Dragash - Sharr
Drenas - Gllogoc
Ferizaj
Fushë Kosovë
Gjakovë
Gjilan
Vushtrri
Viti
Istog - Burim
Suharekë
Skenderaj
Kamenicë - Dardanë
Klinë
Shtime
Rahovec
Lipjan
Malishevë
Prizren
Prishtinë
Mitrovicë
Novobërdë - Artanë
Prevallë - Prizren
Podujeve - Besianë
Pejë

 

 

Moti në Maqedoni

Gostivar
Dibër
Kumanovë
Ohër
Resnje
Shkup
Strugë
Tetovë

 

Parashikimi i motit në vendin tonë

Duke marrë parasysh qëllimin tonë primar për lidhjen e shqiptarëve kudo që janë, tashmë kemi menduar që t’iu mbajë të njoftuar se si ndryshon parashikimi i motit në baza ditore për vendet tona.  Këtu përfshihen të gjitha vendbanimet me shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Secili nga ne kurdo që planifikojmë të ndërrmarrim ndonjë veprim, gjithmonë analizojmë rrethanat për kryerjen e atij veprimi. Sigurisht që në secilin planifikim, parashikimi i motit luan një nga faktorët kyç në hapat që do t’i ndërrmarrim.

Nëse duam ta vizitojmë ThethinShkodër, duhet të kemi kujdes mos të na zë shiu në terren të vështirë. Mirëpo kur dëshirojmë të shkojmë në Prevallë, sigurisht që duam që dielli të jetë i fortë e qielli i pastër.
Për vrapimet e mëngjesit ne Gërmi, ose rreth Liqenit në Tiranë na duhet të njoftohemi me parashikimin e motit.

Po ashtu edhe për vikendet e zjarrta verore në Dhërmi ose për netët e bardha me borën vezulluese në Brezovicë. Parashikimi i motit për vendet tona varet shumë nga pozita gjeografike. Ajo çfarë i bën të veçanta trojet Shqiptare është diversiteti në klimë brenda një dite.

Një ditë mund të skijosh në Brezovicë, e ditën tjetër mund të rrezitesh në rrezet e diellit përvelues në Dhërmi. Kjo është edhe një bukuri që na e shton dashurinë dhe vlerësimin për vendin tonë.

Shqipëria

Krahasuar me sipërfaqen e tanishme të Shqipërisë (28,748 km2) që konsiderohet modeste klima në Shqipëri është e ndryshueshme për shkak të diversitetit në relievin e gjithë territorit. Konsiderohet si një ndër vendet me gjatësinë më të madhe të bregut të detit. Ka diku 476 km gjatësi me qasje ne detin Adriatik dhe detin Jon.

Rreth ultësirave detarë është klimë tipike mesdhetare. Me dimra të butë dhe me lagështi më të lartë gjatë verës. Shumë më ndryshe janë temperaturat në pjesën veri-lindore. Për shkak të vargmaleve ku klima është mesdhetare-kontinentale me erëra më të forta dhe me sasi të mëdha të reshjeve.

Kosova

Edhe Kosova në krahasim me sipërfaqen territoriale (10,887 km2)  ka larmi të klimave që përcakton parashikimi i motit.
Shtrirja dhe pozita gjeografike e Kosovës luajnë rolin kryesor në përcaktimin e klimës.

Ajo karakterizohet me dimra të ftohtë me reshje të shumta, dhe verë të ngrohtë, por jo pa reshje.

Maqedonia e Veriut

Në territorin e Maqedonisë (25,713 km2) duket sikur janë vetëm dy stinë. Vera dhe dimri, pranvera e vjeshta janë përgjithësisht të padukshme. Vera e gjatë dhe e thatë dhe dimrat e butë me reshje shiu kryesisht karakterizojnë Maqedoninë e Veriut.

Tutje, kjo mund të shpjegohet edhe prej shtrirjes gjeografike si kryqëzim i dy zonave kryesore klimatike, asaj të Mesdheut dhe Kontinentale.