Moti në Kosovë

nga dua.com
Moti në Kosovë
Brezovicë
Deçan
Dragash - Sharr
Drenas - Gllogoc
Ferizaj
Fushë Kosovë
Gjakovë
Gjilan
Vushtrri
Viti
Istog - Burim
Suharekë
Skenderaj
Kamenicë - Dardanë
Klinë
Shtime
Rahovec
Lipjan
Malishevë
Prizren
Prishtinë
Mitrovicë
Novobërdë - Artanë
Prevallë - Prizren
Podujeve - Besianë
Pejë

Moti në Kosovë

Duke qenë e rrethuar me male dhe me terrene të larta moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike.Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm varësisht prej regjionit dhe stinës që na intereson.

Temperatura më e ulët mesatare gjatë dimrit llogaritet në janar, 0˚C. Gjatë verës temperatura më e lartë mesatarë shënohet në Korrik, 22˚C.Malet në Veri, në Perëndim dhe në Jug-lindje bëjnë që klima kontinentale të ndikojë shumë te moti ne Kosove. Po të njëjtin ndikim e ka edhe afërsia me detin Adriatik në jug-perëndim që bëjnë të vërehet klima mesdhetare. Ndikimi i rrymave të ndryshme klimatike bën që në Kosovë të dallohen të gjitha stinët. Pranvera e vjeshta karakterizohen me reshje të shumta të shiut pavarësisht relievit. Dimri e vera i prekin ekstremet e veta gjatë një viti kalendarik.

Temperaturat

Komunat me temperaturat më të ulëta janë ato më afër maleve. Sidomos gjatë stinës së dimrit kur karakterizohen edhe reshje të mëdha të borës. Kjo bën që Kosova të ketë furnizim me ujë gjatë verës, anipse konsiderohet si vend me burime të vogla ujore. Sipërfaqja ujore përbën vetëm 1% të territorit të Kosovës.

Temperaturat më të larta shënohen në komunat në kufi me Shqipërinë (Prizreni, Dragashi, Gjakova etj.) për shkak të ndikimit klimatik të detit Adriatik. Këtu dimri karakterizohet me reshje mesatare dhe vera me nxehtësi përvëluese e me thatësi të madhe. Ani pse edhe në kufirin me Shqipërinë shtrihen Bjeshkët e Nemuna që bëjnë që klima kontinentale të vërehet edhe në këto Komuna.

Duke ditur këto karakteristika moti ne Kosove shpesh ka ditur të na befasojë dimrit vrullshëm me vërshime nga shiu ose me ortekët e borës. Verës me thatësi të madhe duke shkaktuar dëme sidomos agrokulturave. Prandaj me parashikimin e motit ne do t’iu njoftojmë me të rejat e fundit për motin ne Kosove.

Pamje nga Kosova