Moti në Brezovicë

nga dua.com
Moti në Brezovicë

Brezovica, qendra e skijimit ndër më të bukurat në Ballkan, gjendet në jug të Kosovës. E shtrirë në territorin e Shtërpcës(komune afer Prizrenit) historia e Brezovicës si qendër skijimi daton që nga viti 1954. Moti në Brezovicë i takon klimës kontinentale.

Bukuria e Maleve të Sharrit sigurisht që ka një nga peisazhet e saj më të bukura në Brezovicë. Lartësia e madhe mbidetare bën që temperaturat në Brezovicë gjatë gjithë vitit të jenë më të ulëta se në pjesën tjetër të Kosovës. Moti në Brezovicë karakterizohet me reshje të mëdha të borës dhe shiut.

Në vitin 2014 Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me një konzorcium francez për zhvillim e Brezovicës. Por pas 2 vitesh konzorciumi francez u tërhoq për shkak të mungesës së garancive bankare. Edhe pse në komunën e Shtërpcës, komunë me shumicë serbe, viteve të fundit Brezovica është shndërruar në top destinacionin e pushimeve dimërore për gjithë shqiptarët, në veçanti ata nga Shqipëria.

Temperaturat dhe moti i Brezovicës

Moti në Brezovicë karakterizohet me dimra shume te ftohtë dhe verë të nxehtë. Gjatë ditëve të dimrit reshjet janë të shumta, përderisa mbi 100 herë gjatë vitit kalendarik temperaturat janë nën 0C. Nuk mungojnë as aktivitetet e çiklizmit malor dhe ngjitjeve me motora malorë. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë korrikut 18.2C.

Pamje nga Brezovica