Moti në Drenas

nga dua.com
Moti në Drenas

Moti në Drenas dhe karakteristikat e tij

Duke qenë territor i rrafshët, moti në Drenas i nënshtrohet klimave mesdhetare me ndikim nga klima e mesme kontinentale. Komuna e Drenasit, apo ish-Gllogovcit shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës.

Territorin e Komunës së Drenasit, ish Gllogovcit e përshkojnë 2 lumenjë: Drenica dhe Izbica. Uji i këtyre dy lumenjëve shërben kryesisht për ujitje të tokave të shumta bujqësore. Feronikeli si fabrikë është fabrikë shumë e njohur në gjithë botën në tregun e mineraleve (kryesisht Nikelit).

Temperaturat në Drenas

Relievi i rrafshët i Drenasit bën që temperaturat të jenë të ngrohta. Dimri në Drenas është i butë, por me erëra të forta të cilat vijnë nga pjesa veri perëndimore. Moti ne Drenas gjatë dimrit karakterizohet me reshje të mëdha të shiut dhe borës, temperatura më e ulët shënohet gjatë muajit janar (-1.2C).

Gjatë verës moti në Drenas shënon temperature të larta. Thatësinë e shuan fakti që gjatë dimrit ‘flen’ uji dhe bora. Po ashtu Lumi Drenica dhe Izbica shihen si dy ushqyes së tokës së Drenasit. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik (21.8C).

Pamje nga Drenasi

Përpos motit në Drenas ju mund te shikoni motin edhe për qytetet afër Drenasit. Siç jane: Skenderaj, Malisheva, Klina, Prishtina, etj.