Moti në Fushë Kosovë

nga dua.com
Moti në Fushë Kosovë

Moti në Fushë Kosovë – Karakteristikat

Pozita gjeografike bën që Moti në Fushë Kosovë t’i takojë klimës kontinentale. Kjo klimë karakterizohet me dimra të ftohtë. Poashtu me reshje të herë pas hershme dhe me verë të nxehtë e të thatë. Duke qenë se Aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ gjindet në Fushe Kosove, kjo komunë mbetet një nga urat lidhëse të gjithë Kosovës.

Njihet si një nga komunat më dinamike në Kosovë me zhvillim të hovshëm. Duke I takuar klimës kontinentale dimri në Fushë Kosovë karakterizohet me reshje e lagështi të madhe.

Temperaturat anipse të ulëta vetëm në muajin janar arrijnë që mesatarja më e ulët të jetë nën 0 ˚ C. Muaji më i ftohtë konsiderohet Janari me mesataren më të ulët: -0.9 ˚ C.˚ Vera në Fushe Kosove karakterizohet me thatësi të madhe. Muaji më I nxehtë është Korriku ku temperature më e lartë mesatare arrin 22.4 ˚C.

Rreth Fushë Kosovës

Fushë Kosova është qytezë që shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës. Komuna e formuar në vitin 1989 si ndarje nga Komuna e Prishtinës shtrihet në Jug-lindje të kryeqytetit me një afërsi prej 6 kilo metrash.

Tashme nga Prishtina në Fushe Kosove duket sikur është vazhdim i një qyteti. Komuna e cila kufizohet me në lindje me Prishtinën, në jug me komunën e Lipjanit, në përendim me komunën e Drenasit dhe në veri me komunën e Obiliqit, ka një territory kryesisht të rrafshët.

Gjithë territori i Komunës së Fushë Kosovës ka reliev fushor rreth lumenjëve Sitnica dhe Drenica. Në afërsi të fshatit Kuzmin kalon edhe lumi Prishtevka.

Një pjesë e vogël e territorit të komunës në drejtimit perëndimor të saj ka natyrë kodrinore – malore.

Territori i komunës përfundon sapo prek malin Golesh në Harilaq, Blinishtën në Albanë të madhe dhe Gospojën në Bardh të madh. Pavarësisht kësaj, këto nuk ndikojnë shumë në rrymat klimatike që karakterizojnë komunën e Fushë Kosovës.