Moti në Gjakovë

nga dua.com
Moti në Gjakovë

Moti në Gjakovë – Karakteristikat

Gjakova, qyteti i 7-të i Kosovës për nga madhësia. Moti në Gjakovë është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Shtrihet në Jug-Perëndim të Kosovës me një sipërfaqe prej 586.91 km2. Duke qenë në mes Pejës dhe Prizrenit, Gjakova konsiderohet qendra e rajonit të Dukagjinit.

Gjakova në kohën e pushtimit nga Serbia ka qenë ndër vendet me hyrje-daljet më të mëdha me Shqipërinë, kjo edhe për shkak të afërsisë me Bajram Currin. Poashtu nga Gjakova në Shkodër arrihet edhe përmes lundrimit në Liqenin e Komanit. Gjakova gjatë luftës ka qenë qyteti (pjesa urbane) më e shkatërruar nga serbët.

Ereniku, lumi simbol i qytetit të Gjakovës përshkon qytetin nga njëri skaj në tjetrin. Derdhja e lumit Erenik në Drinin e Bardhë (lum) bën që në Gjakovë të ndikojnë edhe klimat mesdhetare. Shto këtu faktin e afërsisë me detin Adriatik dhe me veriun e Shqipërisë. Kufizimi me Bjeshkët e Nemuna e bën Gjakovën të jetë e mbrojtur nga rrymat ajrore të veriut.

Temperaturat

Edhe pse moti në Gjakovë gjate verës shënon ngritje të temperaturave, ato nuk arrijnë pika të larta siç ndodh rasti me Prizrenin. Në bazë të statitistikave muaji më i nxehtë gjatë vitit është Gushti. Gjatë këtij muaji temperatura mesatare më e lartë është 22.5˚C. Ka raste kur temperatura në Gjakovë arrin deri në 28˚C. Edhe gjatë muajve më të thatë të verës në Gjakovës konsiderohet që lagështia e Ajrit është e lartë.

Moti në Gjakovë gjatë dimrit është kryesisht i butë. Duke qenë vend që karakterizohet me klimën sub tropikale, temperaturat rrallë herë bien nën 0˚C. Reshjet janë të shpeshta dhe Gjakova karakterizohet edhe me lagështi të madhe të ajrit.

Temperatura mesatare më e ulët konsiderohet të jetë në Janar. As shënon mesataren mujore 0.7˚C. Pra as gjatë muajit më të ftohtë nuk arrin të jetë nën 0 gradë Celsius.

Pamje nga Gjakova