Moti në Istog

nga dua.com
Moti në Istog

Moti në Istog – Karakteristikat

Moti në Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare.

Në Istog moti karakterizohet edhe me erëra të forta. Ndeshja e rrymave mezo kontinentale që përcillen kryesisht përmes Drinit të Bardhë me kreshtat e maleve të Moknës, bën që Istogu të jetë komuna më e ‘rrahur’ nga erërat veriore.

Të shpeshta janë rastet kur era fryen me shpejtësi 150km/h që bën që të rrëzohen edhe kulmet e shtëpive.

Duke marrë parasysh ndikimin e klimave mezo kontinentale, dhe shtrirjen e gjerë të fushave në Istog, toka e Istogut është shume e plleshme për dritherat, pemët e perimet.

Temperaturat dhe moti në Istog

Vera në Istog është goxha e nxehtë, por për shkak të pasurive të mëdha ujore, karakterizohet edhe me lagështi edhe me netë të freskëta. Moti në Istog gjatë verës shënon ngritje të madhe me temperatura goxha të larta.

Temperatura më e lartë mësatare shënohet gjatë qershorit 22.2˚C. Dimrat në Istog karakterizohen me reshje të shumta, erërat e forta veriore fryejnë kryesisht rrëzë bjeshkëve. Pothuajse gjithë Komunën e Istogut e përshkojnë këto erëra nga Runiku deri në Radavc, por e veçanta e tyre është që ato nuk arrijnë asnjëherë në vendbanimet më të largëta se 10km rrëzë bjeshkëve.

Më e ulëta temperaturë mesatare shënohet gjatë muajit Janar -0.7˚C.

Rreth Istogut

Istogu është qytet në veri perëndim të Kosovës dhe shtrihet në rrafshin e Dukagjinit(ku gjinden edhe qytet: Peja, Deçani, , Gjakova, Rahoveci, Prizreni etj). Duke qenë qyteti më verior i rrafshit të Dukagjinit, Istogu kufizohet me kreshtat e malit të Moknës.

Maja më e lartë e këtij mali është Maja e Zezë me 2155m lartësi. Përgjatë gjithë territorit të komunës së Istogut shtrihet lumi Drini i Bardhë.

Përveç Drinit të Bardhë, Istogu ka edhe 2 burime tjera të lumenjëve: Istogut dhe Vrellës. Kjo bën që Komuna e Istogut të jetë e pasur me ujëra, të cilat shfrytëzohen për ujitjen e natyrave  bujqësore.

Pamje nga Istogu