Moti në Klinë

nga dua.com
Moti në Klinë

Moti në Klinë – Karakteristikat

Moti në Klinë, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Deçani, Gjakova, Rahoveci, Prizreni) i takon klimës së butë kontinentale.

Komuna me sipërfaqe prej 308.8 km2, duke i takuar klimës kontinentale karakterizohet me dimër të ftohtë, me reshje të shpeshta të shiut e borës, dhe me verë të nxehtë. Pavarësisht që prëgjithësisht vendet me klimë kontinentale kanë vera të thata.

Klina përbën përjashtim për shkak të sasisë së madhe të ujit, dhe derdhjes së Drinit të Bardhë deri në det që bën që të depërtojnë edhe frymat mesdhetare. Moti në Klinë ndryshon varësisht stinëve dhe mund të themi që në Klinë përjetohen të katër stinët. Pranvera e vjeshta janë më të gjata se zakonisht me reshje edhe gjatë verës.

Temperaturat

Temperatura mesatare gjatë vitit në Klinë shënon 11.3˚C. Dimri në Klinë karakterizohet me reshje të shumta të shiut dhe të borës. Temperatura mesatare më e ulët shënohet në Janar, -1.2˚C. Përderisa vera në Klinë është ë ngrohtë, por me netë të freskëta edhe për shkak të lumenjëve. Temperatura mesatare më e lartë shënohet në korrik, 21.8˚C.

Rreth Klinës

Komuna e Klinës ndodhet në perëndim të Kosovës. Është qyteti verior i rrafshit të Dukagjinit, Pozita gjeografike ka bërë që Klina të ketë lidhje me shumë komuna tjera.

Klina karakterizohet nga numri i madh i lumenjëve që përshkojnë territorin e kësaj Komune, Drini i Bardhë, Lumbardhi i Pejës, Klina, Mirusha , Lumi i Istogut dhe Lumbardhi i Deqanit. Të gjithë këta bëjnë që Komuna e Klinës të ketë ujëra të mjaftueshëm. Lumi Klina prej të cilit edhe ka marrë emrin qyteti ka gjatësi prej 62km.

Pamje nga Klina