Moti ne Lipjan

nga dua.com
Moti ne Lipjan

Moti në Lipjan – Karakteristikat

Moti në Lipjan karakterizohet me klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Në pikat më të larta të Shalës temperaturat zakonisht jane tri (3) deri në pesë (5) gradë më të ulëta se në pjesën e rrafshinave.

Pavaresisht kesaj moti ne Lipjan nuk ndikohet shume nga pjeset kodrinoro malore. Verat janë të nxehtë dhe moti ne Lipjan gjate veres karakterizohet me thatësi të madhe.

Sasitë më të mëdha të reshjeve janë në muajt prill e maj dhe duke ditur terenin e rrafshët bën që shpesh të ketë vërshime dhe të formohen kënetat.

Temperaturat

Temperaturat mesatarja vjetore e Lipjanit, është rreth 10.5 gradë Celsius. Në pjesët malore të territorit të komunës temperaturat zbresin deri në 9 gradë celsius. Temperatura më e lartë mesatare arrihet gjatë muajve korrik dhe gusht më tempëraturë mesatare 20,6˚C dhe 20,5˚C. Temperatura më e lartë e shënuar në bazë të statistikave është 37.3C.

Muaji më i ftohtë si në shumicën e komunave të Kosovës është janari me temperaturën më të ulët mesatare –1,4˚C. Temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë në Lipjan, –26,0˚C.

Lipjani

Lipjani është komunë që shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës. Pozita gjeografike e Lipjanit duke qenë në pjesën qëndrore të Kosovës e bën urë lidhëse për gjitha pjesët jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Kufizohet me komunat: Prishtinë, Shtime, Ferizaj, Artanë, Fushë Kosovë, Drenas. Pjesa më e madhe e komunës së Lipjanit i takon rrafshinave.

Rreth vendit

Pjesa kodrinoro malore shtrihet në perëndim të Lipjanit në drejtim të drenicës, mali i Shalës. Në këtë pjesë shtrihet edhe Blinaja, që tashmë ka fituar statusin e zonës së mbrojtur.

Bukuria mahnitëse e këtij vendi e ka bërë atraksion për vizitorët e shumtë. Karakterisitikë e këtij parku janë edhe drenushat e bukura që mund të shihen e fotografohen nga vizitorët. Në komunën e Lipjanit kalojnë shumë lumenjë: lumi Sitnica, lumi Janjevka, lumi i Zhegovcit, lumi i Gadimës dhe lumi Sazlisë, Lumi i Vërshevcit.

Pamje nga Lipjani