Moti në Mitrovicë

nga dua.com

Moti në Mitrovicë – Karakteristikat

Duke qenë me reliev kodrinoro malor moti ne Mitrovic I nënshtrohet ndikimit të rrymave klimatike kontinentale.

Frymat e ftohta që përcillen përmes Ibrit bëjnë që dimrat në Mitrovicë të jenë të ftohtë, përderisa edhe mbrëmjet e verës karakterizohen me freski.

Gjatë dimrit reshjet e borës janë të shpeshta dhe komuna e Mitrovicës është një nga komunat me sasinë më të madhe të reshjeve në Kosovë.

Reshjet gjatë dimrit gjithmonë kalojnë 1000mm, prëderisa bora në Bajgorë shihet me sy deri në fund të pranverës.

Përderisa në pjesën e shtrirjes së Mitrovicës në  rrafshin e Kosovës, ditët janë të nxehta dhe me thatësi, në pjesën rrënjë maleve netët janë të freskëta.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar me -2.8˚C.

Ndërsa temperature më e ulë të shënuar që nga vitit 1960 në Mitrovicë ka qenë -26.7˚C.

Verës moti ne Mitrovic karakterizohet me ndryshime të shumta mes ditës dhe natës.

Muaji më i nxehtë me temperaturën më të lartë mesatare është korriku me 21.8˚C.

Temperatura më e lartë e prekur që nga vitit 1960 në Mitrovicë ka qenë 38.6˚C

Rreth Mitrovices

Mitrovica shtrihet në veri të Kosovës, qytet afer Skenderajit, Prishtines, Leposaviqit, e Istogut.

Mitrovica ka një sipërfaqe prej 331 km2 me mbi 85 mijë banorë.

Simbol i zhvillimit ekonomik të Kosovës në të kaluarën.

Pozita Gjeografike e Mitrovicës e bën Mitrovicën ndër qytetet më të rëndësishme, jo vetëm ne Kosovë, por edhe në gjithë regjionin.

Kufizimi me malet duk filluar nga Perëndimi me Moknën, e në veri me Kopaonikun e Rogoznën e në veri-lindje me Qyqavicën, përcakton relievin e Mitrovicës që është kryesisht malor.

Karakteristikat

Pjesa malore e Mitrovicës, Shala e Bajgorës gjatë verës mbesin si destinacionat më të preferuara edhe të Mitrovicasve dhe vizitorëve.

Qyteti i Mitrovicës karakterizaohet edhe nga lumi Ibër i cili bashkë me lumen Sitnica krijojnë korridorin e luginave rreth tyre nga Veri në jug me shtrirje në rrafshin e Kosovës.

Fatkeqësisht lumi Ibër përveç përcaktimit të relievit në Mitrovicë është edhe shënja e ndarjes së qytetit në dy Komuna, atë jugore dhe atë veriore.

Në pjesën jugore të banuar më shqiptarë janë mbi 73 mijë banorë.

Përderisë në atë veriore të banuar me serbë, mbi 12 mijë banorë.

Pamje nga Mitrovica