Moti në Novobërdë

nga dua.com
Moti në Novobërdë

Moti në Novobërdë -Karakteristikat

Moti në Novobërdë gjatë dimrit shënon ngritje të mëdha dhe karakterizohet me reshje të mëdha të borës. Bora si mëndafsh iu rrin kodrave sipër deri në fund të marsit, duke zgjatur sezonin turistik dimëror për këtë vend.

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë janarit, -1.6C. Gjatë verës, për shkak të lartësisë më të madhe mbidetare në krahasim me gjithë rrafshin e Kosovës, moti ne Novoberde ka temp. më të ulëta. Pavarësisht kësaj temperatura mesatare gjatë muajit korrik shënon ngritje të madhe duke arritur kështu në 21.4C.

Rreth Novoberdes

Novobërda apo Artana siç është emertimi shqip I kësaj komune është komunë në pjesën lindore të Kosovës. Si komunë është themeluar në vitin 2009 pas zgjedhjeve lokale, duke shkëputur territory kryesisht nga komuna e Gjilanit.

Njihet si një nga vendbanimet më të vjetra në Kosovë. Poashtu me një prej kalave me pozitën më të përshtatshme strategjike me pamje në të katër (4) anët.

Karakteristikat

Kalaja e Novobërdës daton që nga koha e perandorisë bizantine. Edhe pse vonë e themeluar si komunë, Novoberda ka një territory prej 204.25 km2 dhe një popullsi prej 7100 banorëve.

Relievi i komunës së Novobërdës (Artanës) është kryesisht kodrinor, dhe ngritja që e ka në relacion me rrafshin e Kosovës e bën të përshtatshme për pushime. Viteve të fundit në Novobërdë është zhvilluar shumë turizmi malor dhe bjeshkataria.

Fillimi i renovimeve në kalanë e Novobërdës ka bërë që shumë qytetarë të bëjnë vizita një ditore në Artanë. Poashtu viteve të fundit Novobërda është shndërruar edhe në atraksion dimëror për skiatorët pas përshtatjes së një piste për skijim me emërtimin e vjetër që ka pasur Novoberda – Nuovo Monte.

Pamje nga Novoberda

Njoftohuni tek ne me Parashikimin e motit kudo ne  Kosove(Prishtine, Gjilan, Prizren etj), Shqiperi(Tirane, Durres, Vlore, Shkoder etj), e Maqedoni(Shkup…).