Moti në Pejë

nga dua.com
Moti në Pejë

Moti në Pejë – Karakteristikat

Moti në Pejë është përgjithësisht i freskët. Freskia që vjen nga Rugova, si zgjatje e Bjeshkëve të Nemuna bën që moti ne Peje gjatë dimrit të jetë i ftohtë.

Shto këtu rrymat që përcillen edhe nga Lumbardhi i Pejës. Peja është ndër qytetet më të ftohta në Kosovë, me temperaturën mesatare më të ulët se 0C për 3 muaj rresht. Përderisa edhe Dhjetori e Shkurti temperaturën më të ulët mësatare e kanë -1.8˚C, respektivisht -1.5˚C. Rekodri i temperaturës më të ulët të shënuar në Pejë prej vitit 1960 e tutje ka qenë – 24.8˚C.

Temperaturat dhe moti në Pejë

Temperatura mesatare më e ulët shënohet gjatë muajit Janar, – 3.6˚C. Vera në Pejë është shumë e ngrohtë dhe me lagështi të herë pas hershme. Moti ne Peje gjatë këtyre muajve karakterizohet me temperature të larta. Kjo bën që shumica e Pejanëve freskinë ta gjejnë në Malet e Rugovës.

Muaji më i nxehtë I vitit është Korriku me temperaturën më të lartë mesatare 26.5˚C. Prej vitit 1960 e tutje temperature më e lartë e shënuar në Pejë ka qenë 38.2˚C.

Rreth Pejës

Peja, e shtrirë rrënjë maleve të Rugovës, njihet si lulja e Dukagjinit. Me një territor prej 603 km2 dhe mbi 97 mijë banorë, konsiderohet komuna e katërt për nga madhësia në Kosovë.

Edhe pse i karakterizuar për bukuritë e maleve, pjesa më e madhe e Pejës shtrihet në rrafshin e Dukagjinit. Duke qenë edhe qytet kufitar me Malin e Zi dhe më e madhe territorialisht dhe me banorë, Peja konsiderohet qendër e Komunave përreth si Istogu, KlinaDeçani e Skenderaji.

Freskia e Bjeshkëve të nemuna gjatë verës e bën Pejën të jetë atraksion për turistët, sidomos adhuruesit e bjeshkatarisë. Moti ne Peje gjatë dimrit shënon ulje të mëdha dhe karakterizohet me reshje të mëdha të borës dhe shiut, kjo bën që Peja të jetë ëshë vend turistik gjatë muajve të dimrit, sidomos nga adhuruesit e skijimit.

Pamje nga Peja