Moti në Podujevë

nga dua.com
Moti në Podujevë

Moti në Podujevë – Karakteristikat

Moti ne Podujeve ka ndikim të rrymave klimatike kontinentale. Podujeva apo Besiana siç është emërtimi i ri, është qytet që shtrihet në veri – lindje të Kosovës duke qenë qytet kufitar me Serbinë.

Gjithë qyteti i Podujevës shtrihet në anët e lumit Llap duke bërë që e gjithë komuna të idenfikikohet me lumin. Përveç fushëgropave rreth lumit Llap në territori i Podujevës ka një shtrirje edhe në malet e Albanikut.

Shumica e territorit të komunës së Podujevës është me reliev kodrinoro – malor, diku rreth 75 %.

Kjo bën që moti ne Podujeve të jetë më i ftohtë se në pjesë tjera të Kosovës, pra ne qytetet tjera si Gjilani, Prizreni, Mitrovica, Gjakova etj.

Rreth Podujeves

Podujeva përveç lumit Llap që e karakterizon, karakterizohet edhe për liqenin e Batllavës. Liqeni i Batllavës është I gjatë diku 6 kilometra dhe gjerësinë më të madhe e ka deri në 720 metra. Sipërfaqja totale e Liqenit të Batllavës llogaritet të jetë 3.2km2.

Liqeni i Batllavës është një nga furnitorët më të mëdhenj me ujë të pijshëm të Prishtinës, Podujevës dhe gjithë regjionit të Prishtinës. Deri vonë ky liqen është përdorur edhe për argëtim, not e si atraksion. Për shkak të faktit që u shtua ndotja në këtë liqen, atëherë janë ndaluar këto aktivitete në Liqenin e Batllavës.

Karakteristikat

Sot e kësaj dite, Batllava vazhdon të jetë vend shumë i bukur për tu vizituar e për të drekuar në një nga restoranet që janë aty. Moti në Podujeve gjatë dimrit karakterizohet me temperatura të ulëta.

Me reshje më të vogla se mesatarja e reshjeve në territorin e Kosovës. Për dallim prej shumë vendeve në Kosovë, reshjet më të mëdha të borës në Podujevë shënohen gjatë muajit shkurt, mbi 95 cm.

Temperaturat

Temperatura mesatare më e ulët shënohet gjatë muajve dhjetor e janar, -2.2˚C dhe -.2.3˚C. Vera në Podujevë nuk është shumë e ngrohtë, sa është e thatë. Marrë parasysh këtë fakt, është fat i madh që I gjithë territori i komunës është I pasur me ujëra të cilët edhe shfrytëzohen për vaditjen e kulturave bujqësore.

Temperatura mesatare më e lartë shënohet në muajin gusht 21.2˚C.

Pamje nga Podujeva