Moti në Prevallë

nga dua.com
Moti në Prevallë

Moti në Prevallë – Karakteristikat

Moti në Prevall eshte I ftohtë gjatë dimrit dhe me shumë freski gjatë verës. Prevalla është fshat i Komunës së Prizrenit i cili gjindet në Malet e Sharrit. Me vetëm 28 km larg Prizrenit, Prevalla mbetet një nga destinacionet më të shpeshta turistike në Kosovë, si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

I gjithë fshati është i rrethuar nga majat më të larta të maleve të sharrit. Prevalla si fshat ka një lartësi të madhe mbidetare prej 1800 metrash. Kjo bën që edhe gjatë ditëve më të ngohta temperaturat në Prevallë të jenë për disa gradë celsius më të ulëta.

Relievi

Për shkak të relievit të përshtatshëm dhe të bukurive të shumta natyrore. Gjatë dimrit Prevalla është destinacioni i dytë turistik pas Brezovicës. Skijatorët dhe alpinistët e shumtë kalojnë pushimet e tyre në Prevallë. Gjatë muajve të verës, majat përreth Prevallës ngjiten nga grupe të ndryshme bjeshkatarësh.

Me zhvillimin e turizmit malor, viteve të fundit janë ndërtuar shtëpiza, stane e hotele të ndryshme që mundësojnë pushimin në këtë fshat pitoresk. Rruga që çon në Prevallë shpesh herë shfrytëzohet edhe për të shkuar nga Prizreni në Ferizaj nëpër Shtërpcë.

Temperaturat dhe moti në Prevallë

Moti ne Prevall gjatë dimrit shënon temperatura të ulëta me reshje të shumta të borës. Shpesh herë bora vazhdon të mbulojë majat më të larta deri në fund të Prillit. Temperaturat më të ulëta mesatare shënohen gjatë muajve dhjetor dhe janar, -6.2 dhe -.6.4C.

Edhe pse në komunën e Prizrenit, moti ne Prevall gjatë verës është krejt i ndryshëm nga Prizreni. Vera në Prevallë është e freskët dhe për këtë konsiderohet si oazë për t’i ikur nxehtit përvëlues të qytetit nga shumica e Prizrenasve, temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 17.9C.

Me zhvillimin e infrastrukturës, kohëve të fundit Prevalla është bërë edhe destinacion i pushuesve nga Shqipëria.

Pamje nga Prevalla