Moti në Prizren

nga dua.com
Moti në Prizren

Moti në Prizren – Karakteristikat

Moti në Prizren ndryshon varësisht nga stinët dhe karakterizohet me dimra të ftohtë dhe me verë të nxehtë. Prizreni, kryeqyteti historik i Kosovës është ndër qytetet më të vjetra në Kosovë. Në Kalanë rrënjë së cilës shtrihet qyteti, janë gjetur gërmadha që mbajnë peshën e 4000 viteve vjetërsi.

Qyteti nëpër të cilin kalon Lumbardhi (ish bistrica) mbetet një nga vendet më të preferuara për t’u vizituar. Duke qenë si një nga komunat më të mëdha të Kosovës me 640 km2, Prizreni kufizohet me Suhareken, Rahovecin, Gjakoven e Shterpcen në njërën anë dhe shtrihet deri në kufi me Shqipërinë në anën tjetër.

Kjo e bën që moti ne Prizren t’i nënstrohet 2 rrymave klimatike, Kontinentale për shkak të afërsisë me malet, mesdhetare për shkak të shkrirjes deri në kufi me Shqipërinë dhe ndikimi të detit Adriatik.

Karakteristikat

Gjatë dimrit moti ne Prizren është relativisht i ftohtë duke u karakterizuar me reshje të mëdha të borës. Netët zakonisht janë më të ftohta edhe për shkak të Lumbardhit i cili sjell me vete erërat e ftohta nga Prevalla.

Moti në Prizren është shumë i ngrohtë. Ndikimi i rrymave klimatike mesdhetarë përcillen edhe nga Drini (lumi) edhe nga afërsia fizike e Prizrenit me brigjet e detit Adriatik.

Fushat e rrafshëta anash Drinit gjatë verës kanë thatësi të madhe. Ndërsa në pjesën e fshatrave në Malet e Sharrit, prizrenasit gjejnë mundësinë për t’u freskuar.

Temperaturat

Moti ne Prizren gjatë viteve ka ditur të shënojë temperatura të ulëta e të larta. Temperatura mesatare më e ulët shënohet gjatë muajit janar, -3.3˚C. Ndërsa temperature më e ulët e shënuar që nga viti 1960 ka qenë -23.6˚C. Gjatë verës temperaturat në Prizren shënojnë ngritje dhe kulmin e arrijnë gjatë muajve Korrik e Gusht.

Temperatura më e lartë mesatare gjatë këtyre muajve është 28.5˚C. Temperatura më e lartë e shënuar në Prizren që nga viti 1960 është 40.8˚C

Pamje nga Prizreni