Moti në Rahovec

nga dua.com
Moti në Rahovec

Moti në Rahovec – Karakteristikat

Edhe pse Rahoveci karakterizohet me klimë kontinentale, moti në Rahovec shpesh herë i nënshtrohet ndikimit të klimës mesdhetare. Rahoveci, është qytet dhe komunë që ndodhet në pjesën jug perëndimore të Kosovës dhe kufizohet me Suhareken, Malisheven, Gjakoven, Klinen e Prizrenin.

Duke qenë në pjesën jugore të rajonit të Dukagjinit, shumica e territorit të komunës së Rahovecit është e rrafshët.

Kjo edhe për shkak të afërsisë me Prizrenin dhe detin Adriatik. Komuna e Rahovecit ka territor pre 276 km2 dhe një popullsi prej 76,565 banorëve. Për shkak të relievit fushor, shumica e territorit të Rahovecit gjatë gjithë vitit është e ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit, kjo ka bërë që shumica e tokave në Rahovec të jetë vreshta të rrushit.

Rahoveci

Rahoveci edhe njihet si qyteti i Rrushit në Kosovë dhe jashtë saj, ku është bërë i njohur edhe për prodhimin e verës.

Viteve të fundit në kuadër të promovimit të rrushit dhe prodhimeve të tij si vera e raki, ka filluar edhe organizimi që tashmë është bërë tradicional Hardh Fest, i cili ka arritur të mbledhë shumë vizitorë. Edhe pse komunë e vogël, pozita gjeografike është shumë e mire.

Qasja e afërt në autostradë, kalimi i rrugës Prizren – Gjakovë, afërsia me pjesën qëndrore të Kosovës, të gjitha këto bëjnë që Rahoveci të jetë komunë me potencial të madh zhvillimor.

Temperaturat

Gjatë dimrit, moti në Rahovec karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me erëra që kryesisht vijnë nga veriu. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, -1.8C. Ndërsa ka raste kur temperatura më e ulët arrin deri në -14.8˚C.

Vera në Rahovec është nxehtë dhe e thatë. Me ndikim të madh të klimës mesdhetare. Kjo bën që temperaturat të shënojnë ngritje, duke arritur kulmin e temperaturës mesatare në Korrik, 22.3˚C.

Ka raste kur temperaturat ngriten gjatë verës deri në 38.5˚C.

Pamje nga Rahoveci