Moti në Vushtrri

nga dua.com
Moti në Vushtrri

Moti në Vushtrri – Karakteristikat

Moti në Vushtrri i nënshtrohet rrymës klimatike kontinentale që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë.

Vushtrria është qytet e komunë në veri të Kosovës, konsiderohet si qyteti më i vjetër në Republikën e Kosoës, në të kaluarën është njohur me emrin Vicianum. Sipërfaqja e komunës së Vushtrrisë i takon kryesisht relievit kodrinor, kufizohet me Skenderajin, Podujeven, Mitrovicen e Obiliqin.

Nëpër sipërfaqen e Vushtrrisë kalojnë disa lumenjtë: Smrekonica dhe Sitnica, Tërstena e Lumkuqi. Këta të fundit për shkak të derdhjes në Sitnicës shihen si degëzimi të këtij lumi, i cili është lumi i dytë më i madh në Kosovë pas Drinit të Bardhë.

Sitnica përshkon gjithë komunën nga veriu në jug ku edhe bashkohen me lumin Llap.

Vushtrria

Vushtrria ka një sipërfaqe prej 345 km2 dhe me të dhënat e fundit zyrtare komuna e Vushtrrisë ka mbi 115 mijë banorë.Duke qenë se pjesët e rrafshinave shtrihen mes maleve të Albanikut dhe Qyqavicës, ndikimi I herë pas hershëm i klimës mesdhetare te moti ne Vushtrri vërehet herë pas here.

Edhe pse nuk ka një stacion për matje të sakta meteoroligjike të cilat do të mund të na jepnin më të qartë pasqyrën e Vushtrrisë.

Moti në Vushtrri shënon rënie të madhe të temperaturave. Reshjet e borës e të shiut janë të shpeshta, përderisa temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit Janar, -1.1˚C.

Temperaturat

Gjatë verës moti në Vushtrri shënohet me temperatura të larta, sidomos në pjesën fushore të Komunës. Ndikimi i rrymës klimatike mesdhetare si shtrirje në rrafshin e Kosovës bën që të ketë edhe thatësi të madhe.

Shumica e ujit të lumenjëve përdoret për ujitjen e kulturave bujqësore nga të cilat dallohet mbjellja e patates. Temperatura më e lartë mesatare për dallim prej shumë komunave, në Vushtrri arrihet gjatë muaji Gusht, 20.6˚C.

Temperatura mesatare gjatë gjithë vitit në Vushtrri llogaritet të jetë 10.4˚C.

Pamje nga Vushtrria