Moti në Maqedoninë e Veriut

nga dua.com
Moti në Maqedoninë e Veriut
Gostivar
Dibër
Kumanovë
Ohër
Resnje
Shkup
Strugë
Tetovë

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoni pershkuan të katër stinët gjatë vitit. Kësisoj, karakterizohet me dimra të ftohtë e me verë të thatë.

Maqedonia e Veriut shtrihet në pjesën juglindore të Europës. Pjesa më e madhe e Maqedonisë është e rrafshët e përshkruar nga lumi Vardar. Ky Lum karakterizon edhe kryeqytetin e këtij shteti, Shkupin. Ndërsa kufijtë e Maqedonisë janë të përshkruar nga vargmalet.

Shtrirja gjeografike e Maqedonisë

Shtrirja gjeografike e Maqedonisë përshkruhet me fushat përreth Vardarit nga Malet e Sharrit. Në kufi me Kosovën deri në në Malit të Osogovës në kufi me Bullgarinë.

Moti në Maqedoninë e Veriut i nënshtrohet në masën më të madhe 3 rrymave klimatike. Mezo-kontinentale në Veri, Mediterane në Jug, dhe klime malore në pjesët me lartësi të madhe mbidetare. Kufizimi i kufijve të Maqedonisë në një pjesë relativisht të madhe bëhet edhe në Liqene. Liqeni i Ohrit ndahet me Shqipërinë.

Derisa Liqeni i Dorjanit ndahet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Liqeni i Ohrit konsiderohet si një ndër liqenet dhe biotipeve më të vjetra në botë.

Temperaturat në Maqedoni

Gjatë dimrit moti në Maqedoni karakterizohet me temperature të ulëta. Të përcjella me reshje bore dhe presion të rrymave ajrore nga veriu. Temperaturat më të ulëta gjatë vitit mund të arrijnë deri në -20˚C. Ku ka edhe qendren e skijimit në Mavrovë ashtu si Brezovica ne Kosove.

Prandaj, moti në Maqedoni  gjatë verës shënon ngritje të madhe të temperaturave. Ky presion vie kryesisht nga deti Baltik dhe nga ndikimi klimatik nga Lindja e Mesme. Kjo bën nxehti veror të karakterizohet edhe me thatësi të madhe.

Temperaturat më të larta gjatë vitit arrihen gjatë muajve Korrik e Gusht. Në Demir Kapij dhe në Gjevgjeli temperaturat shpesh herë janë mbi 40˚C.

Ne ju mbajmë gjithmonë të njoftuar me parashikimin e motit në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë për ditët dhe javët në vijimë.