Moti në Diber

nga dua.com
Moti në Diber

Moti në Diber – Karakteristikat

Moti ne Diber mund të themi se është përzierje e rrymave klimatike kontinentale dhe mesdhetare.

Dibra është qytet dhe komunë në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. E rrethuar nga mali Bistra, mali Jabllanica, mali Stogovo dhe mali Deshat, Dibra shtrihet në fushën e Dibrës dhe në luginën e lumit Drini I Zi, i cili në fund derdhet në liqenin e Dibrës.

Dibra është një nga qytetet më të vjetra shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë ajo përmendet në shekullin V para erës sonë.

Gjatë gjithë historisë sonë ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërsa ajo që vlen të përmendet për Dibrën është Kongresi i Dibrës, i mbajtur në vitin 1908 I cili lejoji që ligjërisht të mundësohet mësimi në gjuhën shqipe në kuadër të Perandorisë Osmane. Dibra sot është komuna me përbërjen më të madhe të Shqiptarëve në Maqedoninë e veriut.

Dibra

Gjithë komuna ka një popullsi prej 19 mije e 700 banorëve, prej të cilëve mbi 75 % janë shqiptarë. Me një largësi prej 131 km nga kryeqyteti I Maqedonisë së Veriut, Shkupi, Dibra gjindet në kufirin me Shqipërinë dhe është pikë lidhëse për të gjitha komunat perëndimore me pjesën qëndore të Maqedonisë së Veriut dhe me pikën kufitare të Bllatës për në Shqipëri.

Moti në Diber gjatë verës karakterizohet me freski të madhe kjo për shkak edhe të maleve që e rrethojnë.

Klima mesdhetare depërton kryesisht përmes lumit të Drinit të Zi dhe bën që kryesisht lugina perëndimore përgjatë lumit të karakterizohet me këtë klimë. Gjatë dimrit moti ne Diber karakterizohet me reshje të mëdha të borës.

Në pjesët malore bora shihet me sy që nga mesi i nëntorit deri në fund të prillit. Nuk ka statistika të sakta për temperaturat mesatare të shënuara të larta apo të ulëta në Dibër.

Ndiqni tek ne motin ne ShqiperiMaqedoniKosove ne qytetet e medha si:
TiranaPrishtinaShkupiVloraGjilaniTetova etj.