Moti në Gostivar

nga dua.com
Moti në Gostivar

Moti në Gostivar – Karakteristikat

Moti në Gostivar është një përzierje mes rrymës klimatike kontinentale dhe asaj mesdhetare që depërton përmes Vardarit.

Gostivari është qytet dhe komunë në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut. Gostivari shtrihet në këmbët e maleve të Sharrit dhe duke ndarë qytetin kalon edhe Lumi i Vardarit I cili përshkon gjithë sipërfaqen e Maqedonisë së veriut duke u derdhur në detin Egje.

Komuna e Gostivarit ka një sipërfaqe prej 1 mijë e 745 km2 dhe është ndër komunat më të mëdha të Maqedonisë së Veriut me 80 mijë e 800 banorë.

Mbi 48% e popullsisë së Gostivarit janë shqiptarë dhe është arritr që edhe kryetari i komunës së Gostivarit të jetë shqiptar, Arben Taravari. Fatkeqësisht si shumë prej vendbanimeve shqiptare, edhe Gostivarin e kanë lëshuar një numër I madh I popullsisë. Llogaritët që diku 20 mijë banorë të Gostivarit janë jashtë vendit. Diaspora e gostivarit është edhe një nga burimet kryesore ekonomike të qytetit.

Gostivari

Me vetëm 26 km afërsi nga Gostivari ndodhet edhe Mavrora, e cila njihet për qendrën e saj të skijimit, që tërhjekë shumë vizitorë gjatë dimrit.

Malet e Sharrit bëjnë që nga Gostivari bora të shihet me sy nga muaji nëntor deri në muajin maj. Kjo bën që edhe moti ne Gostivar gjatë dimrit të shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta. Gjatë verës moti ne Gostivar shënohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe.

Ndikim të madh kanë edhe erërat e nxehta që depërtojnë përmes Vardarit të cilat sjellin ndikimin e rrymës klimatike mesdhetare.

Nuk ka statistika të sakta për temperaturat mesatare të shënuara gjatë vitit, por ka raste kur temperaturat prekin mbi 30˚C.

Ndiqni tek ne motin ne te gjithe Maqedonine, si psh:
TetovaShkupi, Manastiri, KumanovaOhëri etj.