Moti në Kumanovë

nga dua.com
Moti në Kumanovë

Moti në Kumanovë – Karakteristikat

Moti në Kumanovë i takon rrymës klimatike kontinentale me thatësi të madhe. Kumanova është qytet dhe komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

E shtrirë në këmbët e maleve të Karadakut, Kumanova gjindet vetëm 40 km larg kryeqytetit, Shkupit, dhe është komuna më e madhe në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave të fundit zyrtare. Kumanova besohet që si vendbanim ka filluar të etablohet në shekullin XI.

Përderisa dorëshkrimet e para që dëshmojnë ekzistencën e qytetërimit janë nga shekulli XIV. Edhe Kumanova si shumica e komuna të banuara me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Kumanova

Pas pushtimeve sllave ka humbur popullsinë shqiptare duke u shpërngulur në drejtim të Turqisë. Sot Komuna e Kumanovës ka një popullsi prej 105 mijë e 800 banorëve, prej të cilëve mbi 70 mijë banorë janë në qytetin e Kumanovës.

Shqiptarët sot përbëjn vetëm 25% të popullsisë në Komunën e Kumanovës. Pozita gjeografike e bën Kumanovën pikë shumë të rëndësishme në trafikun rrugor dhe lidhjen e gjithë regjionit.

Në Kumanovë kryqëzohen autostradat që lidhin Selanikun me Beogradin dhe hekurudha që lidh Athinën me Vienën.Poashtu në rrafshin kombëtar, Kumanova është midis Shkupit, Gjilanit dhe Preshevës, kështu duke u bërë urë lidhëse për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave mes këtyre vendbanimeve shqiptare.

Temperaturat

Moti ne Kumanove karakterizohet me dimra të ftohtë e me reshje të herë pas hershme dhe me verë të nxehtë e të thatë.Muaji më i ftohtë është janari ku edhe shënohen temeperaturat më të ulëta mesatare gjatë vitit, -3.2˚C.

Muaji me reshjet më të mëdha është nëntori me mesatarisht 55 mm reshje përderisa reshjet gjatë gjithë vitit arrijnë deri në 580 mm. Gjatë verës moti ne Kumanove shënohet me temperatura të larta dhe reshje të pakta.

Muaji më i nxehtë është gushti ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 29.6˚C.

Ndiqni tek ne motin ne te gjithe Maqedonine, si psh:
TetovaShkupi, Manastiri, KumanovaOhëri etj.