Moti në Tetovë

nga dua.com
Moti në Tetovë

Moti në Tetovë – Karakteristikat

Moti në Tetovë karakterizohet nga klima mezo kontinentale me dimra te ftohtë e me borë dhe me verë të nxehtë e të thatë. Tetova është qytet dhe komunë në pjesën veri perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Qyteti që shtrihet në fushën e Pollogut, kufizohet me Malet e Sharrit dhe me Kosovën në pjesën veriore.

Në antikitet Tetova ishte një kështjellë greko romake në kuadër të Ilirisë së atëhershme. E vendosur mes maleve të Sharrit dhe lumit Shkumbin, kjo kala ishte e populluar nga fisi ilir Penestët. Për të dëshmuar vjetërsinë e qytetit në afërsi të Tetovës së sotme është gjetur një shpatë greke e epokës miciane dhe një statujë prej bronzi e shekullit të VI.

Tetova

Sot Tetova është një komunë relativisht e madhe në Maqedoninë e Veriut me sipërfaqe prej 1 mijë e 43 km2. Komuna e Tetovës ka një popullsi prej 96 mijë e 700 banorëve, prej të cilëve në qytetin e Tetovës janë mbi 52 mijë banorë.

Kjo e bën Tetovën një nga qytetet më të populluara në gjithë Maqedoninë e Veriut. Shumica e popullsisë në Tetovë janë shqiptarë, mbi 55%, dhe kryetarja e Komunës së Tetovës është shqiptare, Teuta Arifi.

Temperaturat

Moti ne Tetovë gjatë dimrit shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta të borës e shiut. Reshjet e shumta dhe rrethimi me malet bën që Tetova të ketë ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë vitit si për pije, si për ujitje.

Gjatë verës moti ne Tetove karakterizohet me temperatura të larta dhe thatësi të madhe të ajrit. Temperatura mesatare e shënuar gjatë vitit në Tetovë është 11C, përderisa për faktin që ndodhet në ‘gropë’. Ndodh procesi i inversionit që krijohet nga përzierja e erarave të ngrohta dhe të ftohta.

Pamje nga Tetova

Ndiqni tek ne motin ne ShqiperiMaqedoniKosove ne qytetet e medha si:
TiranaPrishtinaShkupiVloraGjilaniTetova etj.