Moti në Shqipëri

nga dua.com
Moti në Shqipëri
Burrel
Delvinë
Berat
Divjakë
Durrës
Elbasan
Fier
Gjirokastër
Kamëz
Kavajë
Korçë
Sarande
Ksamil - Vlorë
Kukës
Laç
Lazarat - Gjirokastër
Lezhë
Përmet
Peshkopi
Pogradec
Pukë
Vlorë
Shëngjin
Selenicë
Shkodër
Tepelenë
Theth - Shkodër
Tiranë
Valbonë - Kukës

Moti në Shqipëri – Karakteristikat

Kufizimi i një pjese të madhe të territorit me detin e bën që të ketë klimë mesdhetare. Përgjatë bregut të detit Adriatik dhe Jon moti në Shqipëri karakterizohet me temperatura mesatare më te larta.

Në anën tjetër vargmalet e vendosura në pjesën verilindore bëjnë që edhe klima kontinentale të zë vend në Shqipëri. Reshjet në këtë pjesë konsiderohen si ndër më të lartat në Europë me 3100mm gjatë vitit.

Duke qenë vend me reliev të ndryshueshëm reshjet e shiut variojnë prej 600mm deri në 3000mm. Kjo bën që moti ne Shqiperi të ndryshojë nga vendi në vend e nga stina në stinë.

Gjatë vitit të katër stinët përjetohen plotësisht në gjithë Shqipërinë por me ndryshime varësisht regjioneve. Kjo bën që moti të jetë i ndryshueshëm dhe për këtë gjithmonë është i nevojshëm parashikimi i motit.

Në pjesën bregdetare (Durres, Vlore, Ksamil, etj)  ku klima është mesdhetare dimrat janë të butë dhe vera karakterizohet me lagështi të madhe. Ditët janë përcëlluese dhe me ajër të rëndë përderisa fresku i natës i rënduar nga lagështia e ajrit.

Në pjesën e maleve të larta dimrat janë me reshje të shumta e erëra të forta derisa reshjet nuk mungojnë as gjatë verës. Derisa gjatë dimrit edhe qeni me macen flejnë bashkë ditëve gjen strehë freskie në hijet e shpateve të larga të kodrave e maleve.

Historiku

Moti në Shqipëri ka historikun e pikave të tij më të larta dhe më të ulëta. Temperatura më e lartë është shënuar në vitin 1973 në Kuçovë dhe ishte 43.7˚C.

Temperatura më e ulët është shënuar në vitin 2017 në Librazhd dhe ishte -20˚C.

Shqipëria ka 28,748 km2 dhe marrë parasysh këtë fakt mund të themi që moti në Shqiperi shpesh di të na befasojë. 4.7% e territorit të Shqipërisë është ujë.

Pika më e lartë gjendet në malin Korab në lartësi prej 2764m. Për një vend si Shqipëria që konsiderohet vend me territor të vogël shtrirja e maleve konsiderohet e madhe.

Pamje nga Shqiperia