Moti në Berat

nga dua.com
Moti në Berat

Moti në Berat – Karakteristikat

Moti në Berat i takon një klimës tipike mesdhetare. Berati është qytet i Shqipërisë në jug të vendit, kufizohet me Fierin, Tepelenen, Gramshin, Ballshin etj.

I njohur si qyteti i një mbi një dritareve për shkak të shtëpive të ndërtuara një mbi një, rrëzë kallasë së qytetit, Berati është një ndër qytetet më të vjetra shqiptare. Sipas arkeologëve, të dhënat e para si vendbanim datojnë që nga shekulli I VII para erës sonë. Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455m.

Berati

Qyteti shtrihet në lartësi mbidetare prej vetëm 45 metrash. Fushat e Beratit shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit në Lindje me pikën e tij më të lartë 2417 metra, mali i Shpiragut në Perëndim me lartësi prej 1218 metrash, si edhe lugina e lumit të Osumit dhe lugina e  Tomoricës.

Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, të kullosave dhe burimeve ujore, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.

Temperaturat

Duke qenë me një klimë tipike mesdhetare dhe me lartësi mbidetare shumë të ulët, moti ne Berat është relativisht I ngrohtë. Dimrat në Berat janë të butë dhe karakterizohen me reshje të herë pas hershme të shiut. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit dhjetor 3.3˚C. Vera në Berat është e nxehtë dhe me temperatura tropikale. Temperaturat më të larta mesatare shënohen gjatë muajve korrik e Gusht me 28.4˚C. Përderisa ka pasur raste kur temperaturat në Berat të shkojnë deri në 47˚C.

Pamje nga Berati