Moti në Burrel

nga dua.com
Moti në Burrel

Moti në Burrel – Karakterisitkat

Moti në Burrel i takon klimës kontinentale. Burreli është qytet në veri lindje të Shqipërisë. Pjesë e bashkisë së Matit që nga vitit 2015, Burreli është qendra administrative e këtij rrethi. Duke qenë në rrethin e Matit i gjithë relievi është kodrinor e malor. Qyteti i Burrelit është larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, 91 km, përderisa deri në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nëna Terezë’ shënjon 78 km. Sipas statistikave të fundit zyratare, Burreli ka 10 mijë e 880 banorë, përderisa gjithë bashkia e Matit ka 38 mijë e 600 banorë.

Burreli

Ekonomia e qytetit të Burrelit është e ngjashme me të vendbanimeve që e rrethojnë. Duke qenë se rethina e Matit ka disa prej vend burimeve më të rëndësishme të mineralit të kromin, kjo përcakton edhe ekonominë e Burrelit. Përpos fokusit në industrinë nxjerrëse të mineraleve, rol të madh në ekonominë e qytetit luan edhe industria përpunuese e këtij minerali. Pas fazës së de industrializimit papunësia ka shënuar rritje. Në të kaluarën Uzina e Ferro Kromit në Burrel ka qenë krijuesi kryesor i vendeve të punës për gjithë qytetarët. Tash shumica e ekonomisë varet nga dërgesat e të rinjëve që ikin jashtë vendit.

Temperaturat

Moti në Burrel ka karakteristika tipike të një vendi me klimë kontinentale. Dimri në Burrel është I ftohtë dhe karakterizohet me reshje të herë pas hershme, në pjesët kodrinore që rrethojnë qytetin bora shihet deri në mes të prillit. Përderisa temperaturat mesatare më të ulëta shënohen gjatë muajit janar, -2.9˚C. Gjatë verës moti në Burrel shënon ngritje, dhe karakterizohet me thatësi të madhe.

Shumica e tokave bujqësore përreth shfrytëzojnë ujin e lumit Mat për ujitje, përderisa reshjet janë të pakta gjatë muajve të verës. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 23.1˚C.

Pamje nga Burreli

Ndiqni Parashikimin e Motit kudo në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni, ne te gjitha qytetet: Tirane, Prishtine, Shkup etj.