Moti në Delvinë

nga dua.com
Moti në Delvinë

Moti në Delvinë – Karakteristikat

Marrë parasysh relievin dhe pozitën gjeografike të Delvinës, moti ne Delvine i takon klimës mesdhetare me ndikime të herë pas hershme të rrymave klim atike kontinentale. Delvina është qytet dhe bashki në jug të Shqipërisë. Është formuar si bashki në vitin 2015 dhe i takon qarkut të Vlorës.

Me një sipërfaqe prej 183 km2 bashkia e Delvinës ka një popullsi prej gjithsej 7 mijë e 624 banorëve. Delvina shtrihet që nga mali I gjerë në veri apo siç quhet edhe mali I sopotit, i cili ndan Delvinën nga Gjirokastra. Në jug shtrihet në gopën e Delvinës, përderisa në jug perëndim kufizohet me Sarandën.

Delvina

Duke ndjekur rrugët nacionale, Delvina aeroporti ndërkombëtarë ‘Nënë Tereza’ kanë largësi mes tyre prej 205 km.Ekonomia e Delvinës në kohën e komunizmit bazohej kryesisht në fabrikat dhe uzinat e atëhershme, përderisa tani përveç të punësuarve në sektorin publik, Delvina konsiderohet si ndihmëse në sistemimin e turistëve si vazhdimësi e Sarandës në kulmin e sezonit turistik aty.

Se me çfarë është moti karakterizohet Delvina tregon fakti i afërsisë me Sarandën dhe me detin Jon. Klima mesdhetare mbizotëron shumicën e kohës duke u karakterizuar me temperatura të larta gjatë verës dhe me dimra të butë.

Temperaturat

Gjatë verës moti ne Delvine prek temperaturat tropikale shpesh herë duke kaluar mbi 40˚C. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit gusht, 26.6˚C.

Lagështia e ajrit kur ka fryma që vijnë nga perëndimi është e lartë. Moti në Delvine gjatë dimrit karakterizohet me temperatura më të ngrohta krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë. Të rralla janë rastet kur temperaturat shënojnë nën 0˚C. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar 1.8˚C.

Pamje nga Delvina

Percjellni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh. TiranaGjirokastraDurresi, Vlora etj.