Moti në Divjakë

nga dua.com
Moti në Divjakë

Moti në Divjakë – Karakterisitikat

Moti në Divjakë të jetë I klimës së pastër mesdhetare.

Divjaka është qytet dhe bashki në Shqipërinë e mesme me një afërsi të madhe prej vetëm 5 km me detin adriatik. Sipërfaqja e Divjakës është me një lartësi shumë të vogël mbidetare, me fusha të tëra që janën nën ujë.

Me afërsi vetëm 16 km nga rruga nacionale Divjaka i takon qarkut të Fierit. Ajo që e bën shumë të njohur këtë qytet është edhe parku kombëtar Divjakë – Karavasta që gjindet vetëm 5km larg qytetit. Ky park kombëtar është zona më e rëndësishme përgjatë gjithë zonës breg detare dhe një nga zonat më të rëndësishme në gjithë mesdheun.

Karakteristikat

Ajo që karakterizon këtë park kombëtar është edhe laguna e Karavastës që ndodhet më në afërsi të Lushnjes. Në këtë Lagunë janë disa lloje të ndryshme pishash dhe një lloj i rrallë pelikani ‘Dalmatian Pelican’.

Sipas te gjithe studiuesve supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji (Dalmatian pelican) jetojnë në këtë lagunë. Moti në Divjakë duke qenë i nënshtruar karshi klimës mesdhetare karakterizohet me temperatura të larta si në verë ashtu edhe në dimër.

Ditët e verës në Divjakë karakterizohen me nxehtësi të madhe, por natyra mbresëlënëse me shume gjelbërim bën që Divjaka shpesh herë të jetë oazë për freski.

Netët janë përgjithësisht të freskëta.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit gusht, 27.8˚C. Gjatë dimrit moti në Divjakë pëson rënie të temperaturave, por marrë parasysh stinën mund të konsiderohen të larta. Reshjet e borës janë të rralla, përderisa më së shumti ka reshje shiu. Temperaturat rrallë herë bien nën 0˚C. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, diku 1.9˚C.

Pamje nga Divjaka

Ndiqni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, ne qytetet si: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.