Moti në Gjirokastër

nga dua.com
Moti në Gjirokastër

Moti në Gjirokastër – Karakteristikat

Moti në Gjirokastër i takon klimës mesdhetare. Gjirokastra është qytet bashki dhe qendra e Qarkut me po këtë emër në jug të Shqipërisë. Qyteti për shkak të vjetërsisë së tij dhe për shkak stilit ottoman të qyteteve tregtare, në vitin 2005 është përfshirë në listën e qyteteve të mbrojtura nga Unesco.

E vendosur në faqen e Malit të Gjerë, Gjirokastra shtrihet në shpatet veri lindore të këtij mali dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Duke qenë me përmbatje të madhe gurore faqet e malit janë pothuajse të zhveshura nga gjelbërimi.

Kjo bën që në rast të reshjeve, uji lëshohet qytetit rrëmbyeshëm në secilën lagje të tij.

Karakteristikat

Edhe pse Mali i Gjerë ndan qytetin e Gjirokastrës nga bregdeti, moti ne Gjirokaster shpesh karakterizohet me temperatura si të bregdetit.

Gjirokastra jo rastësisht konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në gjithë ballkanin. Me qindra shtëpi-kullë të tipit osman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere, të shumtë janë shkrimtarët e piktorët që janë munduar që përmes veprave të tyre të prezentojnë këtë qytet në gjithë botën.

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismajl Kadare në mesin e shumë veprave kolosale ka dhe veprën e tij ‘Kronikë në gurë’.

Mbi qytetin I cili nga lartë duket I hirtë për shkak të kulmeve të hirta, qëndron kalaja e Gjirokastrës e cila është ndër kalatë më të ruajtura në Shqipëri dhe tërhjek me mijëra vizitorë të qytetit jugor.

Temperaturat

Moti ne Gjirokaster gjatë verës shënon ngritje të temperaturave duke u krahasuar me vendet e bregdetit. Muaji më i nxehtë është Gushti ku temperatura mesatare më e lartë shënon 34˚C. Të shpeshta janë rastet kur në Gjirokastër temperatura kalon mbi 40˚C.

Dimrat në Gjirokastër për dallim nga pjesa bregdetare karakterizohen me reshje të mëdha të shiut. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë dy muajve: janar dhe shkurt me nga 1˚C.

Pamje nga Gjirokastra

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
Tirana, Gjirokastra, DurresiFieriVlora etj.