Moti në Kamëz

nga dua.com
Moti në Kamëz

Moti në Kamez – Karakteristikat

Relievi i Kamëzës si i gjithë këtij qarku përcakton që moti ne Kamez të jeti i rrymës klimatike mesdhetare. Kamza është një qytet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. E shtrirë në veri perëndim të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, Kamza ndodhet vetëm 8 km larg saj dhe I takon qarkut të Tiranës.

Edhe pse është një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Kamëza është bashkia e dytë për nga madhësia në qarkun e Tiranës dhe e gjashta në gjithë Shqipërinë. Ka një sipërfaqe prej 22 km2 me një pozitë shumë të përshtatshme strategjike me afërsi me kryeqytetin, aeroportin ndërkombëtarë ‘Nënë Tereza’ dhe portin detar të Durrësit.

Kamëza njihet edhe për hapjen e universitetit të parë në Shqipëri, ‘Universetin Bujqësor të Tiranës’, në vitin 1952.

Kamza

Kamza ka një popullsi prej 90 mijë e 620 banorëve gjithsej. Moti në Kamez gjatë verës karakterizohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe. Nga perëndimi fryejnë erërat detare përderisa nga lindja duket sikur është e mbrojtur nga mali i Dajtit.

Me një lartësi të vogël mbidetare prej vetëm 57 metrave, temperaturat në Kamëz shpesh herë janë të ngjashme me ato të bregut të detit Adriatik.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 29.7C. Gjatë dimrit moti ne Kamez është I butë dhe karakterizohet kryesisht me reshje të shiut. Bora në kamëz shihet vetëm me sy në majet e malit dajt. Përderisa të rralla janë rastet kur ka borë në Kamëz. Reshjet mesatare gjatë vitit arrijnë deri në 1220 mm. Muaji më i ftohtë konsiderohet janari me temperaturë mesatare 1.8C.

Pamje nga Kamza

Percjellni Parashikimin e motit me te sakt tek ne per te gjitha qytetet ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.