Moti në Korçë

nga dua.com
Moti në Korçë

Moti në Korçë – Karakteristikat

Moti në Korcë përcaktohet nga klima kontinentale dhe karakterizohet me verë të ngrohtë dhe dimra të fortë me reshje të shumta. Korça është qytet i Shqipërisë që shtrihet në jug lindje të vendit.

Përveçse qendër e prefekturës së Korçës dhe qytet kryesor në lindje, Korça është ndër qytetit me monumente të rëndësishme historike. Në qytetin e Korçës sipas studimeve të arkeologëve janë gjetur shenja të jetës që prej shekullit të II para erës sonë, por qyteti morri formë ne shekullin e XV.

Themeluezi i Korçës ka qenë Iljaz Miharori, i cili ishte prijës shqiptar në perandorinë Osmane. Kontributi i tij në luftërat e kësaj perandorie sidomos në rrethimin e Konstandinopojës kanë bërë që të fitojë titullin Major në kuadër të perandorisë.

Në emrin e tij është dhe xhamia e vjetër në Korçë, xhamia e Iljaz Mirahorit.

Korça

Përveç xhamisë Korça karakterizohet edhe për strukturën e ruajtur të pazarit të vjetër, i cili edhe sot e kësaj dite luan të njëjtin rol. Vizitorë të shumtë vizitojnë pjesën e pazarit ku aty gjejnë përpunuesit tradicional të drurit.

Punimet e thurrurra të tekstilit dhe shijojnë ushqimet tradicionale Korçare nën tingujt e serenatave.

Korça në historinë e popullit shqiptar njihet edhe për mësonjtoren (shkollën) e parë në gjuhën shqipe të themeluar në vitin 1899 me kontributin e shumë rilindasve të asaj kohe. Poashtu në Korçë është edhe Katedralja “Ringjallja e Krishtit” e cila është katedralja kryesore e të krishterëve ortodoksë në Shqipëri.

Për shkak të bukurisë gjatë stinës së dimrit dhe festës së krishtlindjes vrulli I turistëve prek majat e tij gjatë muajit dhjetor në Korçë.

Shto këtu që malet që rrethojnë Korçën shumicën e kohës janë të mbuluara me borë.

Temperaturat

Moti ne Korce gjatë verës është I ngrohtë por temperaturat nuk prekin majet si në pjesët bregdetare. Lartësia mbidetare mbi 800 metra bën që temperaturat të jenë gjithnjë 1-2 gradë më lartë së në pjesë tjera. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 24.4C

Gjatë dimrit moti në Korçë karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta të shiut dhe të borës. Muaji më I ftohtë ëhtë janari ku shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit -1.6C.

Pamje nga Korça

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.