Moti në Ksamil

nga dua.com
Moti në Ksamil

Moti në Ksamil – Karakteristikat

Moti në Ksamil i nënshtrohet rrymës klimatike mesdhetare. Ksamili është fshat në jug të Shqipërisë. I pozicionuar në jug të qytetit të Sarandës, Ksamili gjindet në dalje të rrugës për në Butrint. Viteve të fundit është një nga vendpushimet më të frekuentuara nga pushuesit vendor e të huaj.

Me promovimin e viteve të fundit, Ksamili është bërë shumë I njohur në botën e jashtme. Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ në një artikull të vitit 2015 kishte përfshirë Ksamilin si një ndër 20 vendet më të preferuara për ti kaluar pushimet verore.

Ksamili

Duke qenë se në shumicën e vitit moti ne Ksamil është i ngrohtë, fshati ka disa hotele të vogla dhe disa shtëpi të cilat mirëpresin pushues gjatë gjithë vitit.

I njohur për ujin e kristaltë dhe plazhet me rërë, rekreacion përbëjnë edhe 3 ishujt të cilët nëse shikohet nga lartë kanë formën e kupolave. Duke qenë shumë afër Sarandës, të shumtë janë turistët që kalojnë netët në Sarandë dhe frekuentojnë Ksamilin për plazh gjatë ditës.

Në Ksamil gjatë verës shënohen temperatura tropikale. Ditët janë përvëluese dhe të thata, përderisa reshjet janë të rralla.

Temperaturat

Muaji më i nxehtë konsiderohet gushti, ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 36.7C. Gjatë vitit mbi 10 ditë, temperaturat prekin 45C. Gjatë dimrit, moti në Ksamil ngjason me pranverën e vendeve në Shqipërinë e mesme.

Rrezet e diellit ndriçojnë gjithë fshatin, përderisa të rralla janë reshjet e shiut. Muaji më i ftohtë është janari, ku shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit, 5.6C.

Pamje nga Ksamili

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.