Moti në Kukës

nga dua.com
Moti në Kukës

Moti në Kukës – Karakteristikat

Moti në Kukes karakterizohet me verë të nxehtë dhe me dimra të fortë e të egër. Kukësi është qytet në veri lindje të Shqipërisë në kufi me Kosovën. Gjografikisht shtrihet rrëzë malit të Gjallicës dhe në bregun e liqenit të Fierzës.

Edhe pse në Kukës janë gjetur varre të vjetra ilire, qyteti i ri i Kukësit është ndër qytetet më të reja në Shqipëri.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kukësi u shëndrrua në vendin kryesor të pritjes së të dëbuarve nga Kosova. Mbi 450 mijë banorë të Kosovës ishin të pozicionuar në Kukës.Për këtë arsye në vitin 2000 qyteti i Kukësit u propozua për çmimin Nobel për paqe për pritjen krahë hapur të gjithë këtyre refugjatëve.

Kukësi

Qyteti i ri I Kukësit përfundoi ndërtimin në vitin 1976, pasi që qyteti i vjetër u zë nga hapësira ujore e Liqenit të Fierzës.Baseni i këtij liqeni mbushet nga 2 lumenjë shumë të rëndësishëm: Drini i zi që buron nga Ohëri dhe Drini i Bardhë që buron nga malet e Rugovës.

Bashkimi I këtyre dy lumenjëve formëson Lumin Drin, që është I gjatë 280 km dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik përmes  gjirit të Lezhës.

Bashkimi i dy lumenjëve të Drinit i jep Kukësit pamjen pitoreske të një gadishulli. Moti ne Kukes është I ndryshueshëm varësisht prej stinës. Vera është e nxehtë përderisa dimri I ftohtë dhe me reshje të shumta. Pavarësisht nxehtësisë gjatë verës, pasuritë e shumta ujore bëjnë që Kukësi të mos njihet për thatësi.

Temperaturat

Temperatura mesatare më e lartë gjatë vitit shënohet gjatë muajit korrik, 25.4˚C. Gjatë dimrit, moti ne Kukes pëson ulje të temperaturave dhe karakterizohet me reshje të shumta.

Sasia e borës varion nga lartësia e ndryshueshme mbidetare e relievit të Kukësit. Nga 40 deri në 200 cm janë reshjet e borës në Kukës, përderisa bora qëndron si pëlhurë mbi 45 ditë në Kukës.

Në majen e malit të Gjallicës 2443m, bora shihet deri në fund të muajit prill. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë janarit, 0.4˚C.

Pamje nga Kukësi

Ndiqni Parashikimin e motit tek ne per te gjithe Shqiperine, ne qytetet si: Tirana, Durresi, Gjirokastra, Vlora etj.