Moti në Lac

nga dua.com
Moti në Lac

Moti në Lac – Karakteristikat

Me vetëm 11 km larg bregut të Detit Adriatik, moti në Lac i takon rrymës klimatike mesdhetare. Laçi është qytet në pjesën veri lindore të Shqipërisë.

Qyteti i Laçit është pjesë dhe qendër e rrethit të Kurbinit në Qarkun e Lezhës. Laçi si venbanim daton që nga kohët e hershme. Në të kaluarën quhej Sebaste, kjo për shkak të pozitës gjeografike të qytetit. Ai ndodhet përballë kishës së ‘Shën Ndout’ ku sot janë gërmadhat e kalasë së Sebastes.

Laçi

Me një sipërfaqe prej 13.5 km2 Laçi është një nga qytetet me dendësinë të madhe të popullsisë me gjithse 30 mijë e 600 banorë. Kisha e ‘Shën Ndout’ ka një rëndësi shumë të madhe për gjithë historinë e Shqipërisë.

At Zef Pllumi në kujtimet e tij përshkruan kështu këtë kishë: “Prej disa shekujsh, kjo Shëjtnore konsiderohet si vëndi ma i shëjt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të të gjitha religjioneve.”

Relievi i Laçi është kryesisht i karakterit fushor me kodra të buta. Lartësia mbi nivelin e detit është e vogël, dhe kjo e bën që ndikimi i klimave mesdhetare te moti ne Lac të jetë edhe më i madh.

Temperaturat

Vera në Laç është e nxehtë dhe karakterizohet me thatësi të madhe. Temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit shënohet gjatë muajit korrik me 28.8C. Netët përgjithësisht janë të freskëta dhe me erërat që fryejnë nga perëndimi lagështia e ajrit rritet gjatë natës.

Gjatë dimrit moti ne Lac shënohet me temperatura të ulëta dhe me lagështi të herë pas hershme. Ditët janë përgjithësisht me diell, përderisa muaji më i ftohtë është janari.

Gjatë këtij muaji shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit, 1.6C.

Pamje nga Laçi

Parashikimin e motit mund ta ndiqni tek ne per te gjithe Shqiperine, me te gjitha qytetet, nder to edhe Tirana, Kruja, Vlora, Korca etj.