Moti në Lezhë

nga dua.com
Moti në Lezhë

Moti në Lezhë – Karakteristikat

Duke qenë 8 km afër detit Adriatik, moti në Lezhë është i nënshtruat komplet ndaj rrymës klimatike mesdhetare. Lezha është qytet dhe bashki në pjesën veri perëndimore të Shqipërisë. Lezha është qendra e rrethit dhe qarkut me po të njëjtin emër.

Me një sipërfaqe prej 505 km2, Lezha ka një popullsi prej 65 mijë e 560 banorëve.

Në ditët e sotme, Lezha është qytet në rritje. Porti i Shëngjinit, bashkë me plazhin si dhe plazhet tjera kanë bërë që Lezha të vizitohet nga pushues të shumtë, si dhe të jetë atraktive për bizneset.

Lezha

Poashtu pozita gjeografike duke qenë në rrugën që lidh Tiranën me pjesët veriore të vendit dhe kufirin me Malin e Zi, bën që Lezha të konsiderohet vend me shumë perspektivë.

Lezha shënjon në historinë tonë kombëtare një nga pikat më të rëndësishme. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu para se të fillonte kryengritjen e tij kundër perandorisë osmane si pushtuese mbledhi të gjithë principatat në Lezhë, duke zyrtarizuar të ashtu quajturën Lidhja e Lezhës, lidhje kjo që shënjon organizimin e parë mbarë shqiptar, në formën në të cilën sot janë shtetet.

Nën simbolikën e organizimit të Lidhjes në Lezhë, aty ndodhet edhe varri i Gjergj Kastriotit. Pozita gjeografike e Lezhës është e përcaktuar nga fundi i lumit Drin, I cili me derdhjen e tij në detin adriatik formon Gjirin e Drinit.

Duke pasur lumin në mes dhe duke qenë e lagur nga ujërat e Adriatikut, moti ne Lezhe përgjithësisht karakterizohet me lagështi të madhe si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Temperatura

Vera shënohet me temperatura të larta gjatë ditës, përderisa netët janë të freskëta. Muaji më i nxehtë është gushti ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 29.8˚C. Gjatë dimrit moti ne Lezhe pëson ulje të temperaturave. Drini herë pas here duket se bart me vete edhe frymën kontinentale.

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, 1.4˚C.

Pamje nga Lezha

Ndiqni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.