Moti në Përmet

nga dua.com
Moti në Përmet

Moti në Permet – Karakteristikat

Moti në Permet është i takon rrymës klimatike mesdhetare. Përmeti është një qytet dhe bashki në Shqipëri, në qarkun e Gjirokastrës. Si bashki është themeluar në vitin 2015 me reformën administriative. Pas zgjedhjeve lokalet të po atij viti, u funksionalizuan të gjitha insituticionet bashkiake në Përmet.

Përmeti si bashki ka një sipërfaqe prej 602 km2 dhe popullsi prej gjithësej 10 mijë e 440 banorëve. Kjo e bën Përmetin si një nga bashkitë me dendësinë më të ulët të popullsisë me 18 banorë për km2.

Permeti

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave. Përmeti bën pjesë në zonat malore dhe kodrinore me reliev tepër të thyer dhe të shumëllojshëm.

Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 160 deri në 2040 metra. Lumi i Vjosës, një ndër lumenjtë kryesore të vendit tonë, përshkon territorin e bashkisë duke bërë që gjithë zona të jetë e orientuar dhe lidhur me vendodhjen në luginën e Vjosës.

Përmeti njihet edhe për banjat (illixhet) të cilat vizitohen shumë gjatë pothuajse gjihtë vitit.

Burimet termale të Bënjës, ujrat e së cilës kanë veti kurative për një sërë sëmundjesh, përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të burimeve nëntokësore të zonës.

Temperaturat

Për shkak të pozicionit gjeografik jugor, moti në Permet bën që të miksohen klima mesdhetare kodrinore dhe ajo malore. Nga pjesët kodrinore në drejtim të pjesëve me lartësi të madhe mbidetare shfaqet ndikimi i klimave malore.

Gjatë verës moti ne Permet arrin temperatura të larta duke arritur shpesh mbi 40˚C. Temperatura mesatare më e lartë arrihet gjatë muajit Gusht, dhe është 34˚C. Dimrat në Përmet janë relativisht të ftohtë duke u shënuar me temperatura të ulëta sidomos në pjesët malore.

Temperatura më e ulët mesatare arrihet gjatë muajit janar, -2˚C, Sasia mesatare e rreshjeve varion nga 1150 mmm në 1350mm.

Pamje nga Permeti

Parashikimin e motit ndiqeni tek ne, per te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.