Moti në Sarandë

nga dua.com
Moti në Sarandë

Moti në Sarandë – Karakteristikat

Moti në Sarandë karakterizohet me klimë tipike mesdhetare. Saranda është qytet dhe bashki në pjesën jugore të Shqipërisë.

Qyteti i cili është qendër e rrethit me po të njëjtin emër, është pjesë e Qarkut të Vlorës. Edhe pse me popullsi të vogël është Saranda lun rolin e qendrës së gjithë jugut sidomos pjesëve bregdetare. Qyteti i Sarandës ka një histori më shumë se 2000 vjeçare. Rrënojat e mureve rrethuese të qytetit të vjetër të ndërtuar në shekullin e IV nën sundimin e perandorisë romake edhe sot e kësaj dite gjenden në shëtitoren e këtij qyteti.

Saranda

Bashkia e Sarandës ka një sipërfaqe prej 58 km2, dhe popullsi prej 20 mijë e 200 banorëve. Shumica e ndërtimeve në Sarandë janë për qëllime afariste sidomos gjatë stinës së verës për shkak të vizitorëve të shumtë që pret ky qytet. Turizmi në këtë qytet viteve të fundit është rritur për shkak të dyzimit të ujërave të kristalta të deti Jon me natyrën mbresëlënëse që e rrethon.

Poashtu dhe historisë së veçantë që bartin me vete pjesët e ndryshme. Vetëm 14 km afër Sarandës ndodhet qyteti antik i Butrintit, i cili është një nga pasuritë më të mëdha të jugut dhe është në listën e vendeve të mbrojtura nga Unesco.

Poashtu në jug lindje të Sarandës gjindet edhe Kalaja e Lëkursit, e cila duket si fortifikatë që mbron qytetin e ri të Sarandës.

Karakteristikat

Moti në Sarandë karakterizohet me temperatura të larta. Saranda është një nga qytetet me rrezatimin më të madh të diellit në gjithë Evropën me mbi 300 ditë me diell.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit Gusht, 32.2C. Gjatë dimrit moti ne Sarande duket sikur pranvera në vendet tjera të Shqipërisë. Reshjet në Sarandë janë të rralla. Edhe atëherë kur ka reshje gjatë dimrit ato janë kryesisht me shi. Nuk mbahet mend kur ka rënë borë në këtë qytet. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë janarit, 5.8C.

Pamje nga Saranda

Ndiqni tek ne Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.