Moti në Selenicë

nga dua.com
Moti në Selenicë

Moti në Selenicë – Karakteristikat

Moti në Selenicë ndikohet nga klima mesdhetare kodrinore.

Selenica është një qytet dhe bashki në pjesën jugore të Shqipërisë, pjesë e rrethit dhe qarkut të Vlorës. Pikërisht në afërsi të fushës ku kalon lumi i Vlorës dhe derdhet në lumin e Vjosës. Në kodrën në bregun e majtë, shtrihet Selenica.

Qyteti i Selenicës njihet për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror. Që bëri që ky qytet të zhvillohej pas luftës së dytë botërore me indistrualizimin e gjithë vendit.

Selenica

Për shkak të punës së shtuar të Minierës së Bitumit. Popullsia e Selenicës në vitin 1990 kishte arritur shifrën prej 8 mijë banorëve. Tash sipas të dhënave zyrtare gjithë bashkia e Selenicës ka popullsi prej 6900 banorëve. Por edhe kjo shifër mendohet të jetë më e vogël për shkak të emigrimit të të rinjëve. Selenica në 3 anët e saj, jug, lindje, perëndim rrethohet me kodra, që e bëjnë që të jetë e mbrojtur nga erërat që fryejnë. Në veri Selenicën e ‘ndërpret’ lumi Vjosa, që bën edhe ndarjen e kësaj bashkie me fshatrat e rrethit të Fierit.

Temperaturat

Moti në Selenicë gjatë verës është i nxehtë dhe karakterizohet me temperatura të larta. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, muaji më i nxehtë është korriku, dhe njihet për thatësi të madhe. Gjatë muajve të dimrit, kur rreshjet e shiut janë mjaft të dendura, në Selenicë krijohet një përrua i përkohshëm (disa ditësh) që ka emrin Otima.

Përroi krijohet si pasojë e ujit të shumtë që grumbullohet dhe rrjedhë që nga Treblova në maje në fushat bri Vjosës.

Ndiqni motin ne te gjitha qytetet Shqiptare si: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.