Moti në Shengjin

nga dua.com
Moti në Shengjin

Moti në Shengjin – Karakteristikat

Moti në Shengjin i takon rrymave të klimës tipike mesdhetare. Shëngjini është qytet dhe ish bashki në pjesën veri perëndimore të Shqipërisë, pjesë e rrethit dhe qarkut të Lezhës.Shëngjini njihet për portin e tij detar dhe për plazhën e gjerë që ka dhe përgjithësisht është qytet turistik.

Ekonomia e Shëngjinit përgjithësisht është e orientuar rreth portit detar. I cili është i treti port më i madh në Shqipëri. Për nga qarkullimi tregtar nuk I afrohet porteve tjera.

Shengjini

Ani pse është i vetmi port detar në veri të portit të Durrësit (më i madhi në Shqipëri). Viteve të fundit me investimet që janë bërë në infrastrukturë, e edhe për shkak të afërsisë, si pika më e afërt detare. Shëngjini është shndërruar në një nga atraksionet turistike për pushuesit nga Kosova. Shëngjini preferohet sidomos nga ata që pëlqejnë plazhet e egra në të cilët është ruajtur natyra e bukur për të cilën shquhet ky qytet. Vetëm 100 metra larg bregut të Adriatikut, i gjithë qyteti duket sikur mbulet nga mali ‘Rrenc’ i cili ka një lartësi prej 160 metra mbi nivelin e detit.

Moti në Shengjin është përgjithësisht I ngrohtë dhe karakterizohet me lagështi të madhe.

Temperaturat

Gjatë verës ditët janë të nxehta, por natyra e bukur  që rrethon qytetin bën që qyteti të gjejë freskinë e nevojshme. Muaji më i nxehtë është korriku me temperaturën më të lartë mesatare 28.7˚C. Gjatë dimrit temperaturat shënojnë ulje, por rrallë herë biejnë nën 0˚C. Erërat që vijnë nga veriu herë pas herë sjellin ndikimin e klimave kontinentale, por rrallë herë ka reshjë të borës në Shëngjin. Muaji më i ftohtë është janari ku dhe shënohet temperaturë më e ulët mesatare gjatë vitit, 3.4˚C.

Pamje nga Shëngjini