Moti në Shkodër

nga dua.com
Moti në Shkodër

[elfsight_wather id=”78″]

Moti në Shkodër – Karakteristikat

Moti në Shkodër përcaktohet përgjithësisht nga afërsia me detin dhe I takon rrymës klimatike mesdhetare. Shkodra është qytet dhe bashki në pjesën veri perëndimore të Shqipërisë. Bashkia e Shkodrës është kryeqendra e rrethit dhe qarkut me po të njejtin emër. Që nga lashtësia Shkodra është konsideruar si një nga vendet me rëndësi të veçantë strategjike për shkak të liqenit, afërsisë si me malet ashtu edhe me detin dhe mundësisë për tu lidhur me të gjitha pikat kyçe të Ballkanit Perëndimor.

Shkodra si emërtin për herë të parë është gjetur në monedha të shekullit të II para erës sonë. Shkodra ka qenë kryeqendra e fisit të Adrianëve në mbretërinë ilire.

Shkodra

Historisë së kombit tonë Shkodra ia dha mbretëreshën e parë, Teutën.  Që nga kohët e lashta është njohur si vend i vështirë për tu pushtuar dhe në këtë sigurisht që ka ndihmuar edhe relievi i gjithë zonës.

Shkodra është një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 872 km2 dhe popullsi prej 114 mijë e 200 banorëve. Liqeni i Shkodrës dhe vetë shëtitorja e pjesës së vjetër të qytetit tërhjekin me mijëra vizitorë gjatë gjithë vitit.

Në Shkodër në një rreze prej 45 km mund të arrihen plazhet në Adriatik dhe shëtitjet e alpinizmi në Alpet në veri.

Temperaturat

Moti në Shkodër gjatë dimrit shënohet me ulje të temperaturave, reshje të shpeshta dhe me erëra të forta (kryesisht murlan). Gjatë vjeshtës Shkodra përshkohet nga erërat e Shirokut që shkaktojnë lagështi të madhe dhe bëjnë që lumenjtë të fryen.

Muaji më I ftohtë në Shkodër është janari ku edhe shënohet temperatura më e ulët mesatare 0.9˚C. Gjatë verës moti ne Shkoder karakteriozhet me thatësi të madhe, sidomos në pjesën jug perëndimore. Muaji më i nxehtë është muaji korrik ku shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 28.2˚C.

Pamje nga Shkoder

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.