Moti në Vlorë

nga dua.com
Moti në Vlorë

Moti në Vlorë – Karakteristikat

Duke qenë me një reliev kryesisht fushor dhe në breg të detit moti në Vlorë i takon klimës tipike mesdhetare. Vlora është qytet bregdetar dhe bashki në pjesën jug perëndimrore të Shqipërisë.

Vlora është qendra e rrethit dhe qarkut të Vlorës dhe është qyteti i tretë për nga numri i popullsisë në Shqipëri. Vlora si vendbanim është themeluar në shekullin VI para erës sonë, dhe atë kohë është njohur me emrin Aulona dhe ka qenë i banuar për gjithë këta 26 shekuj.

Vlora është qyteti ku më 28 Nëntor 1912 u shpall pavarësia e Republikës së Shqipërisë. Duke qenë qytet bregdetar në Vlorë ndodhet porti i dytë më i madh detar në Shqipëri pas Durrësit.

Vlora

Si bashki ka një sipërfaqe prej 647 km2 dhe popullsi prej 190 mijë banorëve. Për shkak të madhësisë, numrit të banorëve, portit detar dhe rrethanave historike. Ajo konsiderohet si kryeqytet i pjesës jug perëndimore të Shqipërisë. Viteve të fundit me zhvillimin e infrastrukturës (autostradës Fier – Vlorë), Vlorës i është shtuar edhe turizmi gjatë muajve të verës.

Vlora njihet edhe për afërsinë që ka bregu me Italinë. Deri në brigjet e Barit të Italisë, në vijë ajrore brigjet e Vlorës janë larg vetëm 70 km.

Temperaturat

Kjo ka bërë që shumë vlonjatë përmes detit të marrin rrugën për Itali. Me lartësi mbidetare prej vetëm 30 metra moti ne Vlore gjatë verës shënohet me temperatura të larta. Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti ku dhe shënohen temperaturat më të larta mesatare, prej 30˚C. Dimri karakterizohet me lagështi të madhe dhe moti në Vlorë shënohet me temperatura relativisht të larta.

Muaji më i ftohtë është janari ku dhe shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit, 6˚C. sasia mesatare e reshjeve gjatë vitit në Vlorë arrin deri në 990 mm.

Pamje nga Vlora

Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieri, Vlora etj. mund ta ndiqni tek ne.