Motivi për jetë – Si ta gjejmë?

by Argjenda Selmani

Të gjithve ndonjëherë na ndodh të ndihemi sikur na ka humbur motivi për jetë. Të lodhur mentalisht dhe fizikisht, shpesh gjëja e fundit që duam të bëjmë është të ngrihemi nga krevati.

Mirëpo, këtë gjë duhet ta bëjmë secilën ditë. Nëse nuk e kemi motivin për ta bërë, ne duhet ta gjejmë atë. “Por si?” mund të pyesni ju..

Rikujtoni vetës qëllimet tuaja

Nganjëherë ndodhitë e jetës na bëjnë të harrojmë cilat janë qëllimët tona të vërteta. Kur shumë gjëra jo të mira ndodhin dhe bota na përmbyet duhet t’i kujtojmë vetës gjërat që i duam vërtetë. Qëllimet dhe ëndrrat tona në jetë. Duhet të kapemi fort pas tyre. Vetëm kështu arrijmë t’ja rikthejmë vetës dëshirën për të bërë më shumë gjëra dhe për të pasur më shumë energji pozitive. 

motivi per jeteSuksesi është motivi më i madh

Kur jeni të sukssshëm ndiheni të motivuar për jetë. Prandaj punoni që ta arrni suksesin dhe që motivi të mos ju mungoj. Padyshim se kjo është një rrugë e gjatë që don durim. Mirëpo ju duhet të përkushtoheni. Mendoni për suksesin dhe ndiesinë që ju jep të qenit i suksesshëm.

Merreni vetën me të mirë

Mos e lini vullnetin dhe lumturinë tuaj në duarë të askujt. Mirëpo dëgjoni dëshirat tuaja të hështura dhe nevojat tuaja. Motivi për jetë do të vijë atëherë kur ju ta trajtoni trupin dhe mendin tuaj ashtu si e meritoni. Prandaj kushtoni kohë vetës dhe mirëqenies tuaj fizike dhe psiqike. Gradualisht do të filloni ta ndieni vetën më mirë dhe më të motivuar.

Inspirohuni nga të tjerët

Rrethojeni vetën me njerëz që janë insipirues dhe të motivuar. Mësoni nga suksesi dhe strategjia e tyre e jetës. Largojeni vetën nga njerëzit e pa motivuar dhe që nuk duan të shkojnë përpara. Vetëm duke u rrethuar nga njerëz që me të bëmat e veta ju inspirojnë ju do të motivoheni për të jetuar më mirë.