Muzeu Etnologjik i Prishtinës, vendi ku ruhet tradita

nga Argjenda Selmani

Nëse doni të mësoni për historinë, gjeografinë, popullatën shqiptare e mënyrën e jetës, shkoni tek Muzeu Etnologjik i Prishtinës! Kompleksi i banimit ‘Emin Gjiku’ gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës.

Saktësisht në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut.  Pra thënë ndryshe, në rrugicat e qytetit të vjetër ku gjenden plotë monunente kulturore. Aty ku ende ka mbetur pak kalldtrëm. Ecni atyre rrugicave dhe zbuloni një oazë të vërtetë kulturore.

Kur u ndërtua dhe pse quhet ‘Emin Gjiku’?

Muzeu Etnologjik

Foto: Databaza e trashëgimisë kulturore

Ansambli ‘Emin Gjiku’ është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli. Nofka e Emin Gjinollit ishte ‘burrë i vogël’, ose në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjik. Prej aty edhe e merr emrin kompleksi. 

Kompleksi përbëhet nga dy oborre të mëdha. Oborri në hyrje me stallë dhe me një ndërtesë guri dhe oborri i brendshëm në të cilin gjendet shtëpia e familjes dhe shtëpia e mysafirëve, që aktualisht i shërbejnë Muzeut Etnologjik. Ndërtesa e gurit, e rivendosur aty në vitin 1960, është e vetmja ndërtesë e mbetur nga Çarshia e Vjetër. Është ndërtesë njëkatëshe e mbuluar me kulm guri, dikur dyqan farkëtari, aktualisht qendër e artit kontemporan e quajtur “Stacion”. Oborret janë të rrethuara me mure të larta, 55 cm të trasha, të ndërtuara me qerpiçë dhe hatulla nga druri. Shtëpitë dhe stalla pasqyrojnë harmoni arkitekturale të proporcioneve dhe të elementeve. 

Fati i këtij Muzeu ndër vite

Muzeu Etnologjik

Foto: Databaza e trashëgimisë kulturore

Familja Gjinolli në fillimin e viteve 40-të ka qenë një prej familjeve më të pasura në Prishtinë. Madje ajo edhe ka pasur në pronësi edhe prona tjera. Më pas familja e humbi primatin e familjes së pasur e të fuqishme ndërsa rreth viteve 1957-59. Kështu që familja vendosë ta shesë kompleksin dhe shpërngulet për në Turqi.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dy shekullore), kompleksi ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Por si tërësi, Kompleksi ‘Emin Gjiku’ mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX. Kompleksi ‘Emin Gjiku’, pra Muzeu Etnologjik,  është pronë e Muzeut të Kosovës i cili ka për detyrë ta lehtësojë qasjen në ndërtesat e kompleksit, koleksionin, programet dhe shërbimet për të gjithë vizitorët. Interesimi për ta vizituar këtë muze nuk mungon asnjëherë. Grupe të organizuara njerëzësh, turistësh e studiuesish vizitojnë shpesh këtë muze. Aty priten nga cicëron dhe nga afër kanë mundësi të mësojnë më tepër për etnologjinë.