Ndërkombëtarizohet dua.com, përmes dua.solutions shkon në Rumani

nga Argjenda Selmani

Platforma dua.com ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme në shtetin e Rumanisë. Falë dua.solutions një platformë si dua.com së shpejti do ta kenë edhe rumunët.  Kjo marrëveshje u lidh gjatë kësaj jave mes themeluesit të dua.com, Valon Asanit dhe ndërrmarrësit rumun Doru Borsan – CEO of Smart City Technologies SE. 

Themeluesi i dua.com thekson faktin se 260 milion njerëz jetojnë jashtë vendit në të cilin kanë lindur.  “Fokusi ynë është në vendet me diasporë të madhe. Platforma jonë e Inteligjencës së Diasporës është bërë për t’i lidhur njerëz nga i njëjti komunitet brenda Diasporës me vendlindjen. Karakteristikat specifike si ‘Ndrysho vendndodhjen virtuale’  e bëjnë të mundur këtë. Teknologjia jonë e Inteligjencës së Diasporës po ndryshon mënyrën sesi bashkësitë globale janë të lidhura”, shprehet Asani.

dua.solutionAi tutje shton se një ditë, të gjithë njerëzit që u ndanë nga komunitetet e tyre do të kenë mundësinë të lidhen përsëri mes vete. “Kudo Kurdo. Çdokush. Njerëzit e komuniteteve të lidhura shoqërisht ka më shumë të ngjarë të lulëzojnë, të duan, të bëjnë një ndikim. Ndikimi shoqëror. Ndikimi i biznesit. Ndikimi pozitiv”, thotë themeluesi i dua.com. Rumania është shteti i parë që shfrytëzon mundësinë e blerjes së licencës për të krijujar një aplikacion unik për të gjithë bashkëatdhetarët e vet. Siç tregon Taulant Abazi, drejtor menaxhues në dua.solutions, Rumania është vetëm një nga shtetet që kanë shprehur interesim për “White Label”. Pritet që ndërkombëtarizimi i aplikacionit që po bashkon shqiptarët të shkojë edhe më tej shumë shpejt.

Çfarë është saktësisht dua.com dhe dua.solutions?

Platforma dua.com është përkushtuar për të bashkuar komunitetin shqiptar në të gjithë botën. Këtë po e arrinë përmes aplikacionit i cili është krijuar mbi baza softuerike me cilësinë më të lartë. Deri tani është demonstruar me sukses se si mund të krijohet një aplikacion për këdo që ndan një trashëgimi, kulturë dhe gjuhë të përbashkët. Sidoqoftë, komuniteti shqiptar është vetëm një shembull se si ky softuer mund të funksionojë në mënyrë efektive edhe përtej kufijve. Në botë ekzistojnë shtete me diasporë të gjerë si Rumania apo Turqia. E gjithashtu komunitete të shumta si adhuruesit e sporteve, dua.solutionsteknologjisë etj. Këto komunitete kanë nevojë për një platformë ku mund të gjejnë njëri-tjetrin dhe të ndajnë interesat e përbashkëta. Prandaj, kushdo që dëshiron të krijojë një aplikacion serioz për komunitetin e tyre të shpërndarë globalisht, tani e tutje mund të përdorë softuerin e dua.solutions.

Asani: Ndienjë e mahnitshme të eksportosh një softuer nga Kosova

Themeluesi i dua.com, Valon Asani, është shprehur tejet i kënaqur me arritjen që ka pasur startup-i që ai drejton. “Është ndienjë e mahnitshme të eksportosh një  softuer të prodhuar në Kosovë në Rumani por edhe në shumë vende të tjera së shpejti”, ka thënë ai, duke falenderuar gjithë ekipin që ka punuar për këtë marrëveshje.  Ai thekson se Rumania është një treg interesant me mbi 26 milion njerëz dhe 6.6 milion rumunë që jetojnë në diasporë. Në Evropë, Rumania është marrësi i tretë më i madh i remitancave. Kjo përputhet shumë mirë me qëllimin me të cilin dua.com ka filluar në tregun shqiptar. Lidhjen e të rinjve mes vete.  Rikujtojmë se vetëm katër muaj pas lancimit aplikacioni shqiptar dua.com numëron rreth 270.000 shkarkime. Duke mbledhur përdorues nga vendet shqipfolëse dhe nga Diaspora, dua.com po i shërben misionit të vet, që është bashkimi i shqiptarëve permës dashurisë, ndihmës dhe biznesit.

Nëse ende nuk e keni shkarkuar aplikacionin dua.com në telefonin tuaj klikoni këtu.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓