Ne të dy – Jeta në çift, baticat dhe zbaticat

nga Argjenda Selmani

Ne të dy. Kjo është shprehja që ju përkufizon si çift, kur flisni për marrëdhëniën tuaj. Çelësi i lumturisë është mirëkuptimi dhe koordinimi mes vete. Kur keni mirkëkuptim mes vete, keni çdo gjë. Mirëpo, çfarë duhet të bëni në mënyrë që harmonia juaj si çift të mos pritet?

Ne kemi disa këshilla të thjeshta që ju të dy mos të keni vështirësi, por përkundrazi, lumturi të plotë. Që kur të thoni “ne të dy”, të gjithë t’ju kenë zili. Prandaj lëzoni këto udhëzime miqsore për të rikujtuar disa gjëra që i dini.

Kaloni kohë me njëri-tjetrin

Partnerët kanë nevojë për kohë së bashku në mënyrë që lidhja e tyre të bëhen të fortë. Prandaj, planifikoni rregullisht netët e përbashkëta dhe takimet mes jush dhe aktivitetet e fundjavës.

ne te dy

Nëse një udhëtim i vogël nuk është i mundur menjëherë, atëherë bëjeni atë një qëllim për të cilin do të punoni. Gjëja më e mirë që mund të bëni si çift është të udhëtoni. Udhëtimet krijojnë kujtime dhe përvoja të paharrueshme. Duke kaluar kohë me partnerin, do të kuptoni më mirë dallimet tuaja dhe si të negocioni problemet që mund të shkaktohen. S’ka gjë më të bukur se një udhëtim i bukur romantik. Nëse nuk e keni bërë ende, është koha ta bëni!

Mësoni të negocioni

Kur thoni “ne të dy”, atëhëre vërtëtë duhet të keni parasysh se jeni dy persona. Shpesh herë me mendime e me ide të ndryshme. Meqënëse më nuk jeni beqar apo beqare vendimet t’i merni duke u mbështetur tek mendimet dhe bindjet e njërit-tjetrit. Në çift ju duhet të funksiononi si ekip. Vetëm duke qenë ekip do të kaloni çdo vështirësi. Prandaj mësoni të negocioni me njëri-tjetrin. Të jepni argumentet tuaja por edhe të tregoni mirëkuptim për mendimet dhe ndienjat e tjetrit. Mbështetuni te njëri-tjetri dhe çdo gjë do të ec më lehtë.

Njiheni vetën

ne te dy

Nëse nuk e njihni veten si duhet, nuk mund ta njihni tjetrin. Prandaj së pari kuptoni vetën tuaj. Me të gjitha mangësit por edhe dëshirat e ëndrrat tua. Kuptoni çka ju nervozon, çka ju pëlqen dhe çka ju irriton. Kur të arrini në këtë pikë, atëherë do ta keni më lehtë komunikimin me partnerin. Asisoj ju i tregoni atij ose asaj qëndrimet tuaj dhe e keni më të lehtë komunikimin. Ta njohim veten ka shumë rëndësi, në çdo sfërë të jetës. Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm në marrëdhëniet romantike por në çdo llojë marrëdhënie që do të keni.

Falni njëri-tjetrin

Nuk ka njeri që nuk gabon. Edhe ju dy herët apo vonë do bëni ndonjë gabim, të vogël ose edhe të madh. E rëndësishme është të mësoni ta falni njëri-tjetrin. Vetëm duke e falur njëri-tjetrin dhe duke mos e mbajtur zemërimin brenda, do ecni përpara. Prandaj asnjëherë mos tentoni ta çoni marrëdhënien përpara me kokëfortësi dhe inat. Falja është gjëja më e mirë që mund të bëni, kur nuk doni ta shaktërroni lidhjen tuaj për gjëra të vogla. 

Nxitni njëri-tjetrin të jetë versioni më i mirë i vetës

Kur e takuat partnerin tuaj, ju ratë në dashuri me disa nga cilësitë e tij/saj të mrekullueshme. Megjithatë, me kalimin e kohës, këndvështrimi juaj për këto cilësi mund të ketë ndryshuar. Për shembull, ai mund të ketë qenë shumë i mirë në kursimin e parave kur jeni takuar. Tani kjo gjë mund të ketë ndryshuar. Megjithatë ka shumë rëndësi që të jeni ai lloj personi që e shtyn partnerin të jetë versioni më i mirë i vetës. Ndihmoni atë që t’i realizoj dëshirat e veta dhe ëndrrat e veta. Kur te jëtë në versionin më të mirë të tij apo saj edhe ju si çift do të jeni më të lumtur.