Pse duhet të mbash pranë një mik të tillë?

nga Flogerta Driza

Një mik i vërtetë është më i rrallë se një gurë i çmuar. Gjej dhe mbaj fortë një mik, i cili gjithmonë të mbështet edhe nëse ndonjëherë e ke lënduar gabimisht. Dikush që ka durimin të vazhdojë të të tregojë gjeste të vullnetit të mirë, edhe nëse je i zemëruar me të.

mik 3 mikesha

Pse një mik që nuk krijon mure ndarëse është i paçmueshëm? A është e lehtë të gjesh një mik që nuk ndalet së kujdesuri për ty dhe të jep një dorë kur ke nevojë? Jo gjithmonë, megjithatë ja cilat vlera duhet të kërkosh tek një mik i mirë.

Një mik që nuk të injoron apo hesht

Nëse gjeni një mik i cili nuk kujdeset vetëm për ty, por kujdeset edhe për familjen tënde, atëhere mos e lëshoni. Dikush që nuk ndihet i pasigurt ose xheloz për njerëzit me të cilët ti ndan dashurinë tënde, siç mund të jetë partneri yt, familja apo miq të tjerë. Një mik i cili të respekton ty dhe zgjedhjet e tua, përfshirë këtu partnerin tënd. Ai mik që nuk garon me ty, përkundrazi bashkëpunon me njerëzit e tu të dashur për të të bërë më të lumtur.

Një mik që nuk i ngelet hatri për gjëra të vogla

mik

Dikush që është mjaft i pjekur për t’i dhënë përparësi gjërave më të rëndësishme. Ai person që nuk akomodon egon dhe krenarinë tënde, por të thotë gjithnjë të vërtetën është miku më i mirë. Sot është e vështirë të gjesh miq që pranojnë gabimet e tyre dhe të drejtohen me guxim për të të kërkuar falje në vend që të të fajësojë.

Por, në të njëjtën kohë edhe të fal kur i kërkoni falje. Nuk mban mëri ose shënon gabimet që bëni ndaj njëri-tjetrin dhe nuk të gjykon, përkundrazi të kupton. Dikush që të pranon për atë që je. Ai mik që i kupton të metat e tua dhe ndihmon t’i tejkalosh ato, në mënyrë që të rritesh e të bëhesh një person më i mirë.

Gjej dhe mbaj afër një mik entuziast për të njohur më mirë

shoke

Dikush që kënaqet duke dëgjuar tregimet e tua dhe që është i interesuar të dëgjojë edhe ty. Ai lloj personi që nuk është egoist dhe që nuk i duket sikur bota vjen rrotull tij. Në fakt një person i tillë rallë se e gjen, ndaj mbaje fort nëse ke një mik të tillë. Dikush që nuk beson lehtë se çfarë thonë të tjerët për ty sepse ajo ose ai të njeh mirë.

Një mik të cilit mund t’i tregosh dhe besosh sekretet e tua dhe që është besnik ndaj teje është një në një milon. Nuk ka të bëj vetëm me sekretet që i tregon, por edhe me ato të fshehta që ky mik ndan me ty. Përulësia është virtyt që shumë pak e kanë, dhe nëse keni një mik të tillë atëhere mbajeni fort.

Mos harroni se gjithçka është reciproke

shoqe

Nuk duhet vetëm të presësh ndihmë nga miku yt, por duhet edhe ta ndihmosh. E vërteta dhëmb gjithmonë, ndaj ai mik që ta thotë të vërtetën në sy vlen sa ari. Gjej dhe mbaj afër një person i cili nuk të braktis në ditët më të vështira. Kjo na ka ndodhur të gjithëve. Jemi braktisur apo tradhëtuar nga dikush, naj është normale që të ndihesh i plagosur.
Mirëpo, një mik që feston kur ti ia del me sukses dhe mëzitet kur ti mërzitesh, është i rrallë. Vërtet i rrallë! Një person që nuk është vetëm simpatik dhe empatik, por edhe i dhembshur. Miku që nuk ndjen vetëm dhimbjen dhe vuajtjen tënde, por gjithashtu bën diçka për t’i lehtësuar atë.

Durimi, respekti, përulësia, besimi, mirësia, ndershmëria, dhembshuria dhe mirëkuptimi, janë virtyte që duhet t’i ndani me njëri-tjetrin. Mos harro: “Miku është familja që ne zgjedhim.”

dua Marketplace banner